Sherr për kromin, theret me thikë 45-vjeçari
Sherri për një sipërfaqe të vogël toke të pasur me mineral kromi ka përfunduar me plagosjen e një 45-vjeçari nga fshati Surroj i Rrethit të Kukësit. Burime zyrtare të policisë së këtij rrethi, duke konfirmuar ngjarjen, thanë se të shtunën rreth orës 19:00 në spitalin e Kukësit është paraqitur 45-vjeçari Hakik Selimaj, i plagosur rëndë me thikë.
Njoftimi i dhënë nga bluzat e bardha ka bërë që policia të vihet në lëvizje, duke ngritur grupin hetimor me specialistë të fushës, të cilët kanë shkuar në spitalin civil të qytetit të Kukësit, ku ndodhej në gjendje të rëndë për jetën 45-vjeçari Selimaj. Burimet e mësipërme thanë se pas marrjes në pyetje të familjarëve të të plagosurit mësohet se sherri ka nisur në fshatin Surroj mes Hakik Selimajt (i dëmtuar) dhe Selman Aliaj, 50 vjeç, që të dy nga fshati Surroj. Autori fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por vetëm dy-tre orë më pas ai është vënë në pranga nga ana e policisë dhe mbahet në paraburgim, i arrestuar në flagrancë.
Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se sherri mes bashkëfshatarëve ka qenë "i çastit" dhe motivet e tij ende nuk dihen. Por burime nga vendi i ngjarjes tregojnë se molla e sherrit ka qenë një sipërfaqe e vogël toke në lagjen Sinaj të fshatit Surroj, e cila është e pasur me mineralin e kromit, aq të kërkuar kohët e fundit nga tregu i huaj. Fshatarët thanë se toka për të cilën janë grindur dy protagonistët është pronë e fshatit, mera, por Aliaj ka këmbëngulur për pronësi të pjesshme në të, çka do t‘i jepte të drejtë të hynte në tregun e mineralit të kromit.
Policia nga ana e vet ka sekuestruar një thikë kuzhine të përmasave të thikës së bukës, e cila dyshohet të jetë arma e krimit, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë, për të ngritur mbi 50-vjeçarin Aliaj akuzat e plagosjes së rëndë dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.
Viktima Hakik Selimaj, sipas burimeve nga spitali civil i Kukësit, ka marrë plagë të rëndë në stomak dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet në gjendje të rëndë. Selimaj ka punuar më herët si arsimtar dhe drejtor në shkollën e mesme, ndërsa aktualisht ai është kryetari zonal i Partisë Socialiste në Komunën e Surrojit.
Kohët e fundit kromi ka shërbyer për banorët e verilindjes, kryesisht të zonave mineralmbajtëse, jo vetëm për fitim, por edhe për sherre mes tyre. Para disa muajsh në Tropojë dy banorë rrezikuan jetën duke u goditur me mjete të forta gjatë një sherri që kishte në thelb rivalitetin për disa vendburime të vjetra kromi. Në rajonin e Kukësit, fshati Surroj është zona më e pasur me krom pas Kalimashit, ku më herët ka pasur edhe miniera për shfrytëzim, si dhe linja pasurimi.