E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, operacion për 24 orë ujë të pijshëm

Në çezmat e qytetarëve sarandjotë ka disa ditë që ka ujë me rrjedhje të lirë për të paktën 12 orë dhe synohet për 24 orë ujë brenda vitit. Përmirësimi i dukshëm në furnizimin me ujë është realizuar falë një investimi dhe ndërhyrjeje operacionale të kryer ditët e fundit nga Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Sarandës.

Vera e vitit 2008 ka qenë e para që nuk është shoqëruar nga kriza dhe mungesa të ujit në sezon. Por drejtuesit e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Sarandë këtë e kanë përdorur si një test për të mbërritur te synimi i 24 orë ujë në 24 orë. Për këtë ka nisur këto ditë një ndërhyrje operacionale, e cila ka pasur impakt të menjëhershëm shtimin e orëve të furnizimit me ujë deri në 12 orë për dy zonat e qytetit.

Në një komunikim me qytetarët nga ndërmarrja e Ujësjellësit të Sarandës është bërë apel që të mos vihen në punë motopompat, të mos lihen hapur depozitat dhe të mos mbahen ato jashtë kontrollit. Ata projektojnë që shumë shpejt, brenda vitit 2008, të arrihet që Saranda të ketë 24 orë ujë në 24, duke nxjerrë të tepërta 8 mijë depozitat dhe motopompat që përdoren deri më sot.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›