E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria në NATO” vjen në Vlorë me një konferencë shkencore

Nën kujdesin e deputetit të Vlorës Bujar Leskaj

Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemali”, nën kujdesin e deputetit të Vlorës Bujar Leskaj, në bashkëpunim me Komisionin Euroatlantik në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, organizoi në qytetin e Flamurit sesionin shkencor “Shqipëria në NATO”. Morën pjesë ushtarakë, nxënës shkollash, veteranë, shkrimtarë, ish-të përndjekur politikë si dhe intelektualë të qytetit. Në fjalën e hapjes, deputeti i Vlorës Bujar Leskaj tha se me 4 Prill 1949 në Uashington u nënshkrua Traktati i Atlantikut të Veriut, i cili krijoi një aleancë politiko-ushtarake për mbrojtjen kolektive. Si filim, kjo aleancë bashkoi 14 shtete europiane dhe SHBA-të e Kanadanë. Emblema e miratuar në 1953 është simbol i unitetit dhe bashkimit. Zoti Leskaj mbajti më tej kumtesën “Asambleja parlamentare e NATO”. Duke cituar Sek e Përgjithshëm Shefer, deputeti Leskaj kujtoi se për mëse gjysëm shekulli, Asambleja parlamentare e NATO-s ka qenë një lidhje jetësore mes NATO-s dhe publikut të gjerë. Asambleja ka ofruar një input mjaft të rëndësishëm dhe një të menduar strategjik për punën e NATO-s. Ajo ka shërbyer si një tregues i opinionit publik, po ashtu edhe si mjet informimi. Vitet e fundit tha deputeti Leskaj, për vetë aleancën është paraqitur një aspekt të ri sfidash me shfaqjen e një ere të re të terrorizmit e posaçërisht të rrezikut të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Me këtë kontekst të ri problemesh edhe roli i Asamblesë është zhvilluar më tej. Ajo luan një rol kyç në përçcimin e sfidave të reja tek qytetarët, duke bërë të qartë misionin e NATO-s si një forum unik i dialogut transatlantik.
Deputeti Leonard Demi, kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë referoi kumtesën “NATO-Institucioni themelor i sigurisë Euroatlanatike dhe përfitimet e Shqipërisë”, kurse ushtaraku Hysen Cekodhima, Drejtor Drejtorie në Ministrinë e Mbrojtjes, për të pranishmit mbajti referatin: “Ushtria shqiptare dhe NATO”.
Konferenca shkencore ngjalli një interes të madh, ndërkohë që 4 media vendore e transmetuan atë drejtpërsëdrejti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›