Shqipëria në OKB: Dyshimet mbi Hagën, kërcënim për pajtimin në rajon
OKB- Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara zoti Ferit Hoxha, ka ngrirut zërin dhe ka dënuar debatin mbi rolin e sistemit të Drejtësisë Penale Ndërkombëtare në dhënien fund të mosndëshkimit dhe për të nxitur, në këtë mënyrë, pajtimin ndërmjet popujve.
Sipas Hoxhës, ka gjithmonë vend për reflektim dhe debat se deri në c’masë sistemi i drejtësisë ndërkombëtare penale ka përmbushur qëllimet për të cilat u krijua.
Por, për të arritur qëllimin, një debat i përmasave të tilla duhet përgatitur me kujdes dhe mençuri, me transparencë të plotë, duke marrë parasysh të gjitha ndjeshmëritë, si dhe cliruar nga paragjykimet personale e kombëtare mbi trashëgiminë e rëndësishme të gjykatave ndërkombëtare dhe paanësinë e tyre. Për fat të keq, këtij debati i mungojnë të gjitha këto,- th ai.
Hoxha deklaroi qëndrimin e Shqipërisë për mënyrën se si është ndërtuar ky debat.
Aspak për t’u cuditur, cfarë dëgjuam dje nga Presidenti i Serbisë i cili përsëriti shumëllojshmërinë e akuzave, së pari kundër gjithçkaje që Gjykata ka bërë deri tani e po ashtu, kundër pothuajse të gjithë jo serbëve në rajon, është e papranueshme dhe një dëshmi e natyrës së vërtetë të këtij aktiviteti.
Së dyti, vështirë të gjesh tjetër aktivitet të ngjashëm të OKB-së, të organizuar në fshehtësi të tillë dhe me një mungesë totale të transparencës. Lista e ftuarve, e panjohur për OKB-në deri në ditën e fundit, është absolutisht e diskutueshme, por për fat të keq, zëri i viktimave, ata për të cilët kërkohet të bëhet drejtësia, është përjashtuar. Sic edhe druhej se lista e të ftuarve do të ishte një zgjedhje e synuar, shumica dërrmuese e ndërhyrjeve të dy sesioneve të pasdites nuk qe, as më shumë e as më pak, një sulm entuziast ndaj Gjykatës së Hagës.
Për ne, vënia në dyshim e meritave të Gjykatës, në përmbushje të çfarëdo agjende të caktuar politike, është një lexim i shtrembëruar i rolit të Asamblesë së Përgjithshme; në rastin më të mirë është një vlerësim i pavërtetë i punës së Gjykatës, mbështetur në një vendim të pabazuar dhe, në rastin më të keq, përbën një kërcënim të madh për vazhdimin e procesit të pajtimit në rajon. Rajoni ynë nuk ka nevojë për këtë dhe ne nuk jemi pjesë e këtij skenari.
Sipas tij, një nga panelistët Janine Clark në një ndërhyrje të balancuar, ftohu mendjet histerike për të ashtuquajturin trafik të organeve e që me shumë gjasa është një ndër arsyet e vërteta të këtij aktiviteti. Ajo theksoi një përfundim të thjeshtë, por thelbësor: Gjykata e Hagës arriti në përfundimin se në këtë cëshjte nuk kishte asgjë për të hetuar: nuk kishte prova, nuk kishte dëshmitarë, nuk kishte kufoma, nuk kishte asnjë pistë hetimi,- tha Hoxha.
Hoxha vlerësoi se Gjykata e Hagës i shërbeu Ballkanit me një mision të dyfishtë: së pari, si një organ gjyqësor i paanshëm, që ka dhënë drejtësi dhe që i dha fund pandëshkueshmërisë, ajo bëri që autorët e krimeve të vuajnë pasojat e veprimeve të tyre kriminale dhe të mbajnë përgjegjësi për to. Së dyti, nëpërmjet mbledhjes së provave, Gjykata u bë zëdhënësja dhe dokumentuesja e krimeve të tmerrshme të luftës në fillimin e viteve ’90 në Ballkan, e zërit të viktimave të shumta, të cilët, të mos harrojmë, u përjashtuan nga ky debat.