Aksidentet mbi shina, banorët indiferentë ndaj ngjarjeve
“As kalimtarët e rastit dhe as drejtuesit e automjeteve nuk ndihen të friksuar aspak pavarësisht se mbi këto shina janë shënuar ngjarje tragjike. Ndoshta kjo dhe për faktin se shtëpitë e tyre ndodhen shumë pranë tyre”
Është e vështirë të përcaktosh se në çfarë rruge jemi, por nuk ka asnjë dyshim se një lagje e tillë perfiferike e Tiranës e ndërtuar përbri shinave të trenit është një veprim absurd. Këtu jemi pranë lagjes së Paskuqanit, e banuar nga një komunitet kryesisht i ardhur. Askush prej këtyre banorëve nuk orientohet me sinjalistikën e një rruge hekurudhore apo rrugë dytësore se ku mund të ecë.
Vetëm pak ditë më parë në këto shina u shtyp një fëmijë 13-vjeçar. Për sa kohë orari i trenit do të jetë i paqartë për kalimtarët e rastit dhe për banorët e zonës dhe për aq kohë që nuk do të ketë njerëz që ruajnë postblloqet e munguara hekurudhore në këto zona, aksidentet tragjike në mjete apo në njerëz nuk do të mund të evitohen.