Shqipëria në ashensor, ngjitemi 5 vende në FIFAShqipëria i hipi “ashensorit”, duke u ngjitur pesë vende në renditjen botërore të FIFA-s për muajin dhjetor, duke qenë tashmë në vendin e 81-të, nga i 86-ti që renditej në muajin nëntor. Edh

Shqipëria i hipi “ashensorit”, duke u ngjitur pesë vende në renditjen botërore të FIFA-s për muajin dhjetor, duke qenë tashmë në vendin e 81-të, nga i 86-ti që renditej në muajin nëntor. Barazimi 1-1 me Azerbajxhanin në Baku i dha një bonus 14 pikësh përfaqësueses sonë, dhe tashmë është në kuotën e 424 pikëve.
Duke parë renditjet gjatë 12 muajve të vitit 2008, vendi i 81-të i arritur në dhjetor është një vend larg, dy muajve më të mirë të këtij viti, janarit (vendi i 80-të) dhe qershorit (po në vendin e 80-të). Në muajin shkurt 2008 Shqipëria ka pasur dhe renditjen më të mirë, vendin e 73-të.
Edhe në renditjen specifike evropiane, Shqipëria ka bërë përpara me +3 “hapa”, tashmë jemi në vendin e 36-të nga vendi i 39-të, duke lenë pas plot 17 vende nga 53 federata që aderojnë në UEFA.
Nga kundërshtarët e tjerë të eliminatoreve të Botërorit 2010, Portugalia ka humbur një vend, e 11-ta në FIFA, Suedia (-3 vende, e 32-ta në FIFA) dhe Danimarka (-3 vende, e 37-a në FIFA). Hungaria ka bërë dhe “kërcimin” më të madh me + 9 vende (e 47-a në FIFA). Edhe Malta kundërshtari ynë i radhës në ndeshjen zyrtare të 11 shkurtit ka ngjitur 3 vende, tani e 147-a në FIFA dhe e 49-të në renditjen e UEFA-s.
Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1663 pikë), Gjermania (1381 pikë) e Holanda (1338 pikë).
RENDITJA E EKIPEVE TË GRUPIT 1 ELIMINATOR
TË BOTËRORIT “AFRIKA E JUGUT 2010”
Portugalia: 11 në FIFA; 10 UEFA, 1007 pikë, -1 vend
Suedia: 32 në FIFA; 19 në UEFA, 748 pikë - 3 vende
Danimarka: 37 në FIFA; 22 në UEFA, 716 pikë, - 3 vende
Hungaria: 47 në FIFA; 25 në UEFA, 603 pikë, + 9 vende
SHQIPERIA: 81 në FIFA; 36 në UEFA, 424 pikë, + 3 vende
Malta: 147 në FIFA; 49 në UEFA, 153 pikë , + 3 vende
Renditjet Viti 2008
Muaji Vendi Pikë
Janar 80 407
Shkurt 73 421
Mars 74 416
Prill 76 418
Maj 76 471
Qershor 80 375
Korrik 100 359
Gusht 101 359
Shtator 102 352
Tetor 82 416
Nëntor 86 410
Dhjetor 81 424
Ndeshjet e Shqipërisë në vitin 2008
Miqësoret:
Shqipëri-Poloni 1-0
Shqipëri-Lihtenshtejn 2-0
Shqipëri-Azerbajxhan 1-1
Zyrtaret:
Shqipëri-Suedi 0-0
Shqipëri-Maltë 3-0
Hungari-Shqipëri 2-0
Portugali-Shqipëri 0-0
Totali:
7 ndeshje; 2 fitore, 3 barazime, 2 humbje
E Merkure, 17 Dhjetor 2008