E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo “zhvesh” Skënderbeun, por e pret VllazniaNë çerekfinale, Dinamo e pret një supersfidë e vërtetë, pasi përballë do të ketë Vllazninë, fituesen e fundit të Kupës së Shqipërisë, por edhe skuadrën që kryeson me meritë kampionatin shqip

Dinamo nuk e pati aspak të vështirë të “zbërthente” parë e mbrapsht Skënderbeun (4-0), që u paraqit në sfidën e zhvilluar në “Skëndër Halili” me një formacion të dorës së dytë, madje të drejtuar edhe nga ndihmëstrajneri Nikolin Çoçlli, e duke zënë një vend për herë të 42-të midis tetë ekipeve më të mira të Shqipërisë në 52 pjesëmarrje të bluve në Kupën e Shqipërisë.

Mesfushori fierak i 13-herë kampionëve, Artion Poçi, realizoi nga pika e bardhë në minutën e 18-të, ndërkohë që senegalezi gjigant Pape Diop dyfishoi me kokë gjashtë minuta më pas, pas harkimi të Ferraj nga një goditje këndi. Ferraj pati mundësinë të trefishonte rezultatin, por topi i goditur nga “plejmejkëri” 21-vjeçar i Dinamos, pas grushtimit nga portieri i Skënderbeut, u përplas në shtyllë.

Ermal Gega i Skënderbeut i pati të gjitha mundësitë për të realizuar golin e flamurit për korçarët, por sfera e goditur nga lezhjani 23-vjeçar goditi shtyllën. Gega pati dhe një mundësi tjetër, por topi i gjuajtur prej tij kaloi ngjitur me pikën ku bashkohen dy shtyllat në portën e mbrojtur nga Elvis Kotorri.

Sebino Plaku realizoi golin e tretë për Dinamon në minutën e 56-të, ndërsa lushnjari Fatjon Sefa vulosi rezultatin 4-0 në minutën e 74-t, duke mbyllur edhe hesapet me kryesuesit e Kategorisë së Parë, të cilët kishin fituar takimin e parë 1-0 (gol i Bledi Shkëmbit).

Në çerekfinale, Dinamo e pret një supersfidë e vërtetë, pasi përballë do të ketë Vllazninë, fituesen e fundit të Kupës së Shqipërisë, por edhe skuadrën që kryeson me meritë kampionatin shqiptar. Takimet do të luhen, më 29 shkurt 2009 dhe 11 mars 2009.

Sa për statistikë, dy skuadrat u ndeshën edhe vjet në fazën gjysmëfinale të edicionit të kaluar të Kupës, ku Dinamo e drejtuar atëherë nga Ilir Daja i “dhuroi” kualifikimin Vllaznisë, me dy fitore të lehta të shkodranëve: 4-0 në Shkodër dhe 3-0 në “Tofik Jashari” të Shijakut.

Dinamo ka zhvilluar me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë 32 ndeshje: 12 fitore, 9 barazime e 11 humbje. Golaverazhi: 30-40. Bilanci i kualifikimeve është deri tani 8-10 për Vllazninë.

Në finalen e Superkupës të edicionit 2008, Dinamo fitoi 2-0 me Vllazninë.

KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E KTHIMIT
17 dhjetor 2008, ora 13:30

GRUPI A
DINAMO-Skënderbeu     4-0    (1-0)
Shënues: 18’ Poçi (11-m), 24’ Diop, 56’ Plaku, 74’ Sefa

GRUPI A

ÇEREKFINALET
Vllaznia-Dinamo
Shkumbini-Besa

E Merkure, 17 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›