Shqiperia ne avangarde per realizimin e projektit TAP

Një nga projektet më të mëdha në sektorin energjetik në rang ndërkombëtarë ai i Transadriatik, që do të përfshijë edhe Shqipërinë me një investim me më shumë se 1 miliardë euro, do të sjellë cdo vit 100 milionë euro të ardhura për buxhetin e shtetit. Kreu i grupit ndërministror për negociatat e projektit TAP, Z. Majlind Lazimi ka thënë për kameran tonë se ky projekt si një nga investimet më të mëdha në vend, përvecse do ta përfshijë Shqipërinë në hartën e përcjelljes së gazit në Europë do të ketë edhe përfitime fiskale dhe tregtare.
Aktualisht sipas koordinatorit të TAP, Lazimi, negociatat kanë avancuar në dy drejtime si për arritjen e marrëveshjes mes qeverisë dhe TAP për lejet e nevojshme ashtu edhe në rang ndërqeveritar mes vendeve të përfshira në projekt.
Ndër të tjera kordinatori i TAP u shpreh se viti 2013 do të shënojë fillimin e ndërtimit të projektit në të gjithë transenë e tij si tokësore ashtu edhe ajror. Hapat e parë të studimit kanë nisur tashmë në pjesën veriore të bregdetit adriatik në Vlorë.
Prej disa vitesh ekspertët e TAP kanë nisur studime të ndryshme në atë pjesë të territorit shqiptar ku do të kalojë gazsjelllësi, kryesisht për impaktin mjedisor, social dhe ekonomik. Rezultatet kanë treguar se vendi ynë është një nga pikat kyce të tranzitit si nga ana strategjike ashtu edhe ekonomike.