E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillohet të hënën Forumi i donatorëve për biznesin

Të pranishëm në takim do të jenë përfaqësuesi i USAID, Viktor Lubojeski, Stefania Fantuz e kooperacionit italian, zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo etj.

Gjatë këtij takimi pritet të diskutohet mbi politikat për nxitjen e sipërmarrjes dhe format për ta bërë biznesin të funksionojë në kushtet e zhvillimeve aktuale rajonale e më gjerë.

Përfundimet e këtij forumi pritet të shërbejnë si rekomandime për aktorët kryesorë - qeveri, institucionet publike te zhvillimit, sektori privat dhe organizatat e shoqërisë civile, me qëllim që të mund të modifikojnë veprimet e tyre dhe drejtimet e punës në rritjen e qëndrueshme të sektorit privat për të avancuar procesin e zhvillimit.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-25 10:34
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›