E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria në çmendurinë e zhurmave, Berisha ultimatum ministrave

Tiranë- Në situatën e krijuar nga zhurmat dhe diskotekat ky vend bëhet një vend surrealist. Ky vend shëmbëllen më tepër në zonat e tëra të tij si një vend i realizmit fantastik.

Kjo është deklarata e kryeministrit Sali Berisha, i cili u ka dhënë ultimatumin ministrave dhe autoriteteve të marrin masa për ndalimin e zhurmave në vend. Sipas tij duhet të ketë tolerancë zero për ata që shkelin ligjin duke mosrespektuar oraret për zhurmat.

Ministrat kanë marrë të gjitha aktet dhe do të ketë zero tolerancë në tejkalimin e përcaktimeve ligjore. Unë ftoj pronarët e lokaleve të mos i verbojë babëzia. Duhet të mendojnë që ka një orë që njerzit duhet të flenë. Të mendojnë se ka të moshuar, ka foshnja, të cilat nuk mund të tolerojnë atë që ata krijojnë në lokalet e tyre. Ky problem ka arritur aty ku nuk mund të tolerohet më tej,- tha shefi i qeverisë.

Më tej ai e ka ilustruar situatën me një shembull duke thënë se shqetësime ka patur edhe nga banorët e Korfuzit, të cilët telefononin në Sarandë duke kërkuar që të ulet niveli i zhurmave të krijuara nga diskotekat.

Gjithashtu kreu i ekzekutivit u ka bërë thirrje inspektorëve dhe autoriteteve të zbatojnë ligjin duke vendosur gjoba dhe duke marrë masa, pasi në të kundërt do të ketë pushime nga puna.

Ky akt normativ parshikon masat më të rrepta ndaj atyre që shkeli orarin e atyre që nuk e zbatojnë. Shkarkime në detyrë për ata që nuk e zbatojnë aktin, qofshin inspektorë të mjedisit, shtetit apo policisë. Nëse dikush do të trondisë vendin dhe turistët dalin të terrorizuar nga zhurma është një fakt që u thotë turistëve mos shkoni atje se ka zhurma,- vijoi ai.

Shkak sipas Berishës këtij fenomeni është korrupsioni dhe ka paralajmëruar të gjithë ata inspektorë që sipas tij do të shurdhohet nga zhurmat dhe shkojnë atje, se do të ndiqen penalisht.

Gjithashtu sot Berisha foli edhe për Shqipërinë Dixhitale. Duke u kërkuar Minsistive përkatëse qëtë fillojnë punë me organizimin e personelit në mënyrë që të ecin para me teknologjinë.

Të njihni të gjitha stafet me këtë kërkesë. Nuk e bëni dot nëse nuk krijoni grupet e IT- së. Ata janë krahu më i rëndësishëm në institucionet tona. Kërkohet një shtytje e re, e fuqishme. Kërkohet rekrutimi nga ju i ekspertëve më të mirë të IT- së, pasi kini bërë ripozicionimet në administratë. Kërkohet të kalohet në një administratë dixhitale. Ne shpejt do të vendosim në 1200 zyrat sportelet unike dhe internet falas. Ku çdo qytetar të marrë çdo dokument në rrugë elektronike,- deklaroi kryeministri.

Kliti Topalli/ IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›