E Diel, 1 Nëntor 2026

Katastrofë në liqenin e Butrintit, ngordhin dhjetra ton midhje

Sarandë- Vetëm brenda pak ditësh kanë ngordhur dhjetra ton midhje në liqenin e Butrintit, duke shkaktuar një katastrofë natyrore dhe ekologjike, por edhe ekonomike.

Vetë ekspertët shprehen se se ngordhja e tyre mund të dëmtojë edhe ekzemplarët e rinj të midhjeve, ndërsa dyshohet se shkaktar mund të jetë rritja e temperaturave të ujit.

Ata shprehen se temperaturat janë mbi 28 gradë Celsius nën ujë dhe ky është një rrezik tepër i madh për rezervatin më të madh të midhjes në Shqipëri. Temperatura po dëmton molusqet pasi sasia e oksigjenit është tepër e pakët duke bërë që në krahasim me një vit më parë ngordhja e midhjes të jetë në masën 85- 90%.

Prodhuesit e midhjes thonë se dëmi është kolosal dhe ai shkon në rreth 15-20 ton për secilin nga 79 impiantet e midhjeve . Për studimin e fenomenit po bëhen analiza të vazhdueshme nga Laboratori i Autokontrollit në Drejtorinë e midhjes dhe peshkimit. Sipas drejtuesve të tij gjithçka po shkaktohet për shkak të kushteve natyrore.

Në këtë rezevat janë 37 prodhues të licensuar dhe sipas tyre këtë vit ka një humbje të madhe ekonomike, pasi prodhimi i midhjes ka rënë nga 13 mijë kv në 3 mijë kv.

Në liqenin e Butrintit janë të vendosura sot rreth 79 impiante midhjesh prej të cilave 62 janë eficente. Brenda një viti aty prodhohen 13 mijë kv midhje, ku vetëm 8 mijë shkon në tregun vendas, ndërsa pjesa tjetër mbetet në liqen për shkak të mungesës së tregut me jashtë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›