E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni i CEZ, ndërprerje energjie dhe ndjekje penale për debitorët

Tiranë- Kompania CEZ shpërndarje ka ndërmarrë një aksion kombëtar ndaj të gjithë debitorëve që nuk paguajnë energjinë.

Zonat që shihen si tepër problematike janë ato veriore si Kukësi, Lezhë, por edhe Tirana dhe Fushë Kruja. Sipas CEZ energjia për debitorët do të ndërpritet deri në momentin që ata do të të bëjnë pagesën pranë zyrave të saj.

Në një deklartë për mediat drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, Admirim Lakra, tha se mospagesa e energjisë ka sjellë një dëm të madh ekonomik për vendin.

“Në Kukës ka kabina që janë 100 për qind debitorë dhe për cdo kabinë, vlera arrin deri 22 milionë lekë. Kemi zona në Sarandë ku janë debitorë dhe ka blera e debisë është rreth 3 milionë lekë. Kemi zona në Lezhë, sidomos në fshatin Manati, ku debia arrin rreth 5 milionë lekë. Mund të përmend edhe zona të tjera që kanë qenë më problematike, si zona Nikël në Fushë-Krujë. Në këto zona është prerë energjia dhe e vetmja mënyrë për të bërë rilidhjen është pagesa e energjisë”, tha Lakra.

Më tej CEZ njofton se ka një numër të madh lidhjesh të paligjshem, ku sipas inspektimeve rezulton se ato arrijnë në mbi 1700 raste brenda vitit 2012.

Për zbatimin e masave është kërkuar dhe ndërhyra e policisë pasi ka konfrontime edhe me banorët. Një rast i tillë ndodhi në fshtin Murs të Sarandës ku banorët mbajtën të bllokuar punonjësit e kompanisë për më shumë se dy orë. Gjithashtu probleme ka patur edhe në komunën Klosh të Lezhës, pasi pas prerjes së energjisë banorët e kanë bërë sërish lidhjen e saj.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›