E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në guidën spanjolle

Shqiperia me historine, kalate, detin, dhe njerezit e saj flet spanjisht ne guiden e shkruar nga historianet Eraldi Romero dhe Salvador Martinez. Botimi, me informacionin që përmban në 74 faqet e tij, nxjerr në pah historinë dhe kulturën e pasur të Shqipërisë dhe Shqiptarëve dhe përmban shumë informacion të shoqëruar me foto dhe imazhe mbi gjeografinë, historinë, natyrën, zakonet dhe zhvillimet e fundit demografike e shoqërore. Minsitri i kultures Xhaferraj e percaktoi si nje botim serioz dhe te plote mbi Shqiperine.

“Një guidë që i adresohet botës hispanike dhe më konkretisht qytetarëve spanjollë për të vizituar Shqipërinë. Tashmë Shqipëria, për shkak të bukurive të saj dhe realitetit që ajo ofron konsiderohet një destinacion turistik me nje popullaritet në rritje” tha Xhaferraj.

Ndersa ambasadori i Spanjes Montobbio i meshoi sidomos faktit qe ky botim ne gjuhen spanjolle eshte nje dritare njohese per Shqiperine me 500 milione spanjishtfolesit ne gjithe boten.

“është një guidë që bën të mundur dy udhëtime njëkohësisht sepse është një guidë që na zbulon dy botë. Nëse çdo udhëtim na hap një derë drejt dy botëve, kjo guidë na hap dy dyer të një bote të mbyllur që ka vuajtur një natë të errët të historisë së saj në të cilën nuk ishte e mundur për shqiptarët të dilnin jashtë saj dhe për të huajt të hynin në të” tha Montobbio.

Sipas profesoreve Romero dhe Martinez realiteti i sotëm shqiptar ofron për vizitorët e huaj gjithcka tjeter nga cna kane ofruar mediat boterore deri me sot. Tre Qendra të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të cilat plotësohen nga trashëgimia jashtëzakonisht e vlefshme kulturore shpirtërore, siç janë tradita e këngës iso-polifonike, lidhjet ekzemplare kulturore ndërmjet besimeve te ndryshme, muret bizantine, gjurmët e qytetërimit romak dhe qytetërimeve të tjera të gjitha këto dëshmojnë për pikat e takimit ndërmjet popujve dhe civilizimeve të ndryshme, dhe për një histori të pasur e të ndryshme kulturore e cila ka evoluar përgjatë më shumë se tre mijëvjeçarëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›