E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Koalicioni me PD nuk cënohet

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, sqaroi se aleanca me demokratet mbetet korrekte pavarësisht votimeve ndryshe ne Parlament per ceshtje te rendesishme. Tejet kritik eshte treguar kreu i LSI-se me socialistet, te cilet ndonëse i ka ftuar te bashkepunojne per reformen elektorale i ka paralajmëruar se ne zgjedhjet e ardhshme do t’u marre shume nga “zemrat” qe i mbështesin.

“Do të theksoj rëndësinë e madhe që ka patur për vendin koalicioni i LSI me PD, natyrisht në një periudhë e cila për fat të keq është shoqëruar me një destruktivitet të paarsyeshëm nga lidershipi i opozitës. Zgjedhjet e ardhshme lokale janë një test për LSI-në edhe për numrin e zemrave që rrahin për LSI, meqënëse ka disa që i qajnë hallin LSI se mos janë pakësuar zemrat që rrahin për të, por i siguroj me shumë modesti se aq zemra sa lanë ata në kutitë e 28 qershorit për LSI do të rrahin për LSI vetëm në qarkun e Tiranës dhe më shumë se gjysma e tyre në qytetin e Tiranës” tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›