E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Yuri Kim: SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri!

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim thekson se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri pasi siç shkruan ajo lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

“Nëse ndërhyrja në proceset gjyqësore, do të thotë të inkurajosh gjyqtarët dhe prokurorët të bëjnë detyrën e tyre, pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë mbështetjen e SHBA për implementimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së.”-shkruan në reagim Yuri Kim.

Reagimi duket se vjen pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më parë akuzoi ambasadoren se po ndërhyn në procese gjyqësore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›