E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ka pesuar disfate nacionalizmi ne Serbi?

A ka pesuar disfate projekti nacionalist ne Serbi, pas te gjitha lufterave te humbura, brenda dhe jashte Serbise? Nese po, a eshte kjo humbje, kapitull i mbyllur i historise? Protestat kunder arrestimit te Radovan Karaxhicit, ne te cilat u mblodhen vetem disa qindra pjesetare te organizatave ultra te djathta, atyre radikale apo edhe tifoze futbolli, deshmuan se projekti nacionalist ne Serbi ka pesuar disfate.

"Kjo, natyrisht, nuk do te thote se nuk ka nacionalizem apo nacionaliste, por forca e tyre nuk tejkalon piken vendimtare pertej se ciles do te paraqiste rrezik serioz per vendin dhe te tjeret", thote Sonja Liht, drejtuese e organizates per ceshtje te vecantive politike. "Mundet Aleksander Vucinic te kercenoje sa te doje, megjithate kercenimet jane nje gje e realiteti dicka tjeter. Me ne fund, ne e dime se ekziston numer i madh i votuesve per radikalet dhe te cilet veprojne keshtu shkaku i pakenaqesive dhe frustrimeve, e jo per faktin se jane radikale", tha ajo.

Politikologu Jovan Komshic nuk beson se nacionalizmi radikal ne Serbi ka marre fund.

"Nacionalizmi dhe mbeshtetja per te ashtuquajturen formule nacional-patriotike shteterore dhe kombetare, te cilen e kemi pare ne dekadat e kaluara, do te varet nga suksesi i projektit evropian dhe permiresimi i gjendjes ekonomike, qe do te zgjeronte shtresen e njerezve te kenaqur ne Serbi”.

“Aktualisht, mua me gezon fakti qe qytetaret nuk kane pranuar qe udheheqes te jene drejtuesit e partive radikale, apo tifozet e klubeve futbollistike dhe finalja te jene djegiet qe i kemi pare para disa muajsh", tha Komshic.

Disfata e projektit te nacionalizmit radikal serb eshte lajm i mire per Serbine, thote Liht. Por, ajo shpreh shqetesim per shfaqjen e nje dukurie tjeter, qe nuk ndodh vetem ne Serbi.

"Nacionalizmi radikal edhe ne vendet tjera, madje edhe atje ku nuk ka ekzistuar, shpesh zevendesohet me populizem te theksuar. Kjo eshte dukuri tjeter jo e mire", tha Liht.

Qytetaret e Serbise i kane dhene mbeshtetje projektit politik pro-evropian, por kjo nuk eshte dicka pa mundesi kthimi, sepse nese gjerat nuk shkojne si duhet, atehere serish mund te ngriten flamujt nacionale patriotike”, paralajmeron politikologu Komshic.

"Tani u mbetet politikaneve te vendeve anetare te Bashkimit Evropian dhe me se tepermi atyre qe udheheqin shtetin e Serbise, qe te sigurojne mundesi per realizimin e premtimeve qe jane dhene", thote Komshic, sipas te cilit, nese kjo nuk arrihet, atehere kriza do te sjelle pakenaqesi masive, nga te cilat serish, edhe me fuqishem, mund te valojne flamujt edhe me radikale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›