E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia, nje presidence e suksesshme ne KiE Nga Edmond Panariti, Minister i Jashtem i Shqiperise

Shqiperia sapo permbylli nje kapitull te rendesishem te angazhimit te saj ne drejtimin e organizatave nderkombetare. Ka perfunduar me shume sukses Presidenca e radhes se Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes. Per here te pare pas 17 vitesh anetaresim, Shqiperia mori drejtimin e kesaj organizate dhe tashme qe gjashte muaj perfunduan, ka shume arsye te ndihemi krenare, pasi i permbushem me se miri objektivat tona. Personalisht jam ndjere i emocionuar ne cilesine e Presidentit te Komitetit te Ministrave te KiE, pasi kam ndjere peshen e rende te zerit te Shqiperise, qe fliste ne emer te 47 vendeve anetare te kesaj organizate. Kjo ishte jo vetem nje pergjegjesi e madhe, por edhe nje vizibilitet i Shqiperise dhe forcim i imazhit te saj nderkombetar. Jam falenderuar nga personalitete te larta te kesaj organizate per frymen, aktivitetet dhe objektivat e presidences tone, qe perbejne nje konfirmim te diplomacise aktive dhe profesionale shqiptare. Mund t'ju permend ketu disa nga momentet kyce qe na bejne te krenohemi per kete presidence.

Motoja jone "Te bashkuar ne diversitet" mori qe ne fillim mbeshtetje te madhe, pasi kjo moto rezononte me vlerat, shpirtin e organizates, por edhe me angazhimet dhe objektivat e vendeve anetare. Ne nje bote globale e te ndervarur, ne nje Europe ku diversiteti del gjithnje e me i spikatur, motoja jone ishte bashkimi i ketij diversiteti kulturor. Dhe kjo u evidentua ne rreth 30 aktivitete qe paten ne thelb kete moto, aktivitete qe u vleresuan maksimalisht nga shtetet e tjera anetare dhe lidershipi i kesaj organizate. Kjo ishte nje presidence e suksesshme ne sasine e llojshmerine e aktiviteteve, ne mesazhet gjitheperfshirese, dhe ne promovimin e vlerave themelore te organizates, qe jane demokracia, liria dhe te drejtat e njeriut si dhe shteti ligjor.

Ishte hera e pare qe presidenca e radhes ne KiE, funksionoi si trojke, pra ne realizimin e objektivave tona kemi ndare pergjegjesite me Ukrainen dhe Britanine e Madhe qe ishin pararendesit e presidences shqiptare. Synimi i trojkes ishte vazhdimi i gjithe proceseve reformuese te nisura nga Ukraina e Britania e Madhe, ku gjithashtu Shqiperia ka dhene kontributin e vet, dhe ky proces do te kete vazhdimesi nga presidenca e radhes, Andora.

E vecanta e kesaj presidence, ishte se Ministrit te Jashtem iu dha mundesia te takohej me personalitete te larta te organizatave europiane e rajonale, gje qe eshte shfrytezuar per te rritur aktivitetin dhe zerin e Shqiperise ne Europe, ndaj them me bindje se kjo presidence eshte nje vlere e shtuar ne rrugen e integrimit tone ne BE. Gjate vizites ne Qipro pata mundesine te bisedoja me Ministren e Jashtme te Qipros dr Erato Kozakou-Marcoulis, (vendi i se ciles mban presidencen e radhes ne BE). Ne kete takim folem per bashkepunimin e shkelqyer mes KiE dhe BE, ku Shqiperia synon te behet vend anetar.

Padiskutim nje sukses i presidences shqiptare ishte ngritja e zerit per Kosoven. Kosova tashme ndihet me afer se kurre me KiE. Jemi te ndergjegjshem se anetaresimi i Kosoves ne KiE eshte nje proces, por une jam i lumtur te them, qe hapat e ndermarre te presidences shqiptare jane gur-themeli i ketij procesi. Dy ishin arritjet e ketij fillimprocesi. Se pari u realizua nje takim i pare mes Sekretarit te Pergjithshem z. Thobjorn Jagland dhe kryeministrit te Kososes Hashim Thaci, dhe se dyti iu hap rruga projekteve te perbashketa BE-KiE ne Kosove.

E se fundi, vizita ne Tunizi mund te konsiderohet kurorezimi i klimes se favorshme per nje bashkepunim shume funksional e efikas mes Presidences se radhes, Sekretarit te Pergjithshem, Asamblese Parlamentare dhe Komisionit te Venecias. Ky bashkepunim per here te pare u demonstrua gjate vizites se perbashket te Ministrit te Jashtem Shqiptar, Kreut te Asamblese parlamentare te KiE, Jean - Claude Mignon dhe Kryetarit te Komisionit te Venecias, Gianni Buquicchio. Nje vizite e perbashket e ketij niveli te larte ishte nje risi dhe jo me kot u zgjodh vendi i pare qe perjetoi Pranveren Arabe, Tunizia, e cila ka nevoje per ndihme dhe asistence ne rrugen e saj drejt demokracise. Personalisht jam i kenaqur qe eksperienca shqiptare gjeti mbeshtetje ne Tunizi, pasi Shqiperia tashme nga konsumatore e sigurise dhe demokracise, eshte kthyer ne nje vend eksportues e percues i vlerave demokratike ne bote.

Shqiperia gjate kesaj presidence, tregoi se di te kryesoje organizata te nivelit te larte dhe jo vetem kaq, por edhe te percoje me sukses ato qe konsiderohen si asetet me te vleresuara te shqiptareve, si toleranca fetare e dialogu nderkulturor, vlera me te cilat ne duhet te krenohemi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›