E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria një vit në NATO, Rama: Vendi me zhvillim dramatik

Të zymtë e sheh realitetin shqiptar kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një vjetorin e anëtarësimit në NATO. Sipas tij kjo ditë e gjen Shqipërinë në një zhvillim dramatik dhe shqetësues që i ka rrënjët tek deformimi i vullnetit te popullit ne zgjedhjet e 28 qershorit. Fakti qe pervjetori i pare i hyrjes ne NATO e gjen opoziten te angazhuar ne organizimin e protestave sipas Ramës tregon se cfare ka ndodhur gjatë këtij viti në Shqipëri është në kundërshtim me aspiratat e shqiptarëve dhe interesat e vendit.

“Sot i ndalohet shqiptareve e drejta themelore e transparences dhe nderkohë shqiptarëve u vijnë përdite fatura të vendimmarrjes jo transparente të cilat burojnë nga papërgjegjshmëria e një pushteti i cili rëndon përditë e më shumë peshën e keqqverisjes mbi qytetarët. Jemi ne nje proces degradimi politik dhe ekonomik. Ky përvjetor i parë i hyrjes në Aleancën e parimeve dhe vlerave të demokracisë na gjen në mungesë të garancive më elementare për qytetarin, për sipërmarrësin, për organizatat shoqërore apo edhe ato politike” tha Rama.

Kryetari i PS foli edhe për protestat e socialistëve të cilat nisën dje me manifestimin në Lushnje duke u shprehur i vendosur për vazhdimin e tyre deri në transparencën e plotë te procesit zgjedhor të 28 qershorit. Azhornuar së fundi ( e premte , 02 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›