Topi: NATO, datë historike. Krenarë për misionin e FA
Presidenti Bamir Topi përshëndet njëvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO duke e vlerësuar si ngjarje historike për shqiptarët. Në fjalën e tij ai ka falenderuar vendet që i besuan Shqipërisë dhe i mundësuan asaj realizimin e kësaj aspirate.
• Berisha: NATO, ngjarje historike për shqiptarët
• Një vit në NATO, Rama: Vendi me zhvillim dramatik
“Kombi shqiptar, një vit më parë, përjetoi ngjarjen më të madhe në historinë e tij, anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Sigurisë dhe të Paqes, në NATO. Sot ne festojmë njëvjetorin e kësaj ngjarje duke shprehur mirënjohjen për të gjitha vendet anëtare të Aleancës, që besuan në forcën tonë, në angazhimin tonë, në vendosmërinë tonë, në seriozitetin tonë, në ëndrrën tonë dhe në aspiratën tonë për të lënë përfundimisht mbrapa të kaluarën historike dhe për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët të kombeve të lira të botës së qytetëruar” tha Topi.
Presidenti përgëzoi Forcat e Armatosura për pjesëmarrjen në misionet paqëruajtëse ndërsa u shpreh krenar për punën e tyre. “ Forcat tona të Armatosura së bashku me trupat e tjera të Aleancës po përballojnë me kurajë dhe profesionalizëm një nga sfidat më të mëdha të saj për të vendosur paqen, sigurinë dhe rendin demokratik në Afganistan, për të cilat ne jemi shumë krenarë. Ne do të mbetemi të vendosur në angazhimet tona dhe në përgjegjësitë tona dhe se anëtarësimi në NATO na bën më të përgjegjshëm ndaj sfidave tona të brendshme dhe të jashtme, por edhe më të sigurt se nuk jemi vetëm në përballjen e tyre. Ne jemi së bashku me vendet dhe popujt e lirë të botës së qytetëruar” tha Topi.
Topi falenderoi edhe popullin shqiptar, i cili luftoi me diktaturën duke shtuar se është “dita për t’u përulur ndaj kujtimit të atyre që luftuan dhe dhanë jetën që kombi shqiptar të jetojë ëndrrën e vet”.
Azhornuar së fundi ( e premte , 02 prill 2010 )