E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi- racizmi, Athina i kerkon falje shqiptareve ne Kosove

PRISHTINE- Përfaqësuesi i Greqisë në Kosovë, ambasadori Dimitris Moschopoulos, ka kërkuar falje për incidentin e ndodhur në ditën e pavarësisë, kur forcat e sigurisë së ushtrisë greke kanë lëshuar thirrje ksenofobe ndaj shqiptarëve, maqedonasve, e turqve.

Ambasadori Moschopoulos ka përsëritur dënimin, që qeveria e tij i ka bërë sjelljeve raciste të ushtarëve grekë.

Përmes një deklarate për shtyp përfaqësuesi i Greqisë në Prishtinë thekson se janë marrë masa ndaj autorëve, të cilët nga autoritetet e ushtrisë greke janë cilësuar si “trutharë”.
.
Incidenti ngjalli reagim si nga qeveria shqiptare ashtu dhe nga qeveria maqedonase. Autorietet kërkuan dënimin e autorëve, veprim i cili u premtua dhe nga qeveria helene.

Në disa qytete të Shqipërisë u zhvilluan protesta ku u dogj dhe flamuri grek. Edhe në Gjilan të Kosovës në një protestë të organizuar pak ditë pas 25 marsit në shesh u dogj flamuri grek.

Në reagimin e sotëm të kryetarit të Partisë Socialiste shqiptare Edi Rama e cilësoi incidentin si “akte që përfaqësojnë idiotët, dhe jo shtetin apo qeverinë greke.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›