E Diel, 1 Nëntor 2026

17 mln euro kredi per "Autostaden e energjise"

PRISHTINE- Parlamenti i Kosovës ka ratifikuar një marrëveshje për një kredi nga banka gjermane KfW. Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje me vlerë 17 milionë euro, për herë të parë Kosova ka marrë kredi në cilësinë e një shteti të pavarur.

Me këtë kredi do të financohet një projekt për energjinë, i cili ka të bëjë me ndërtimin e linjës mes Kosovës dhe Shqipërisë, në një gjatësi prej 239 kilometra.

Minsitri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala e ka quajtur projektin “autostrada e energjisë” dhe do të lidh Kosovën, me Shqipërinë e Malin e Zi. “Huaja i lejon Kosovës, një mundësi të përkryer për të eksportuar energji” ka thënë Shala. Kostoja e projektit do të kushtojë deri më 33 milion euro. Përvec 17 milion eurove kredi, 16 milionë euro të tjera do të dhurohen nga Gjermania.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›