Në Maj Kombëtarja shqiptare miqësore me Malin e Zi
TIRANë- Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Malit të Zi më 25 maj në Podgoricë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Malazeze e Futbollit nëpërmjet faqes së saj zyrtare, ku thuhet se drejtuesit e të dy institucioneve të futbollit kanë arritur një akord për të zhvilluar një takim miqësor.
Kjo do të jetë miqësorja e dytë për ekipin shqiptar në vitin 2010, pas miqësores së fituar 1-0 ndaj Irlandës së Veriut në 3 mars.
Përfaqësuesja e Malit të Zi renditet në vendin e 69-të në klasifikimin botëror të FIFA-s për muajin mars, ndërsa ekipi ynë përfaqësues renditet në vendin e 83-të. Ndeshjen e parë ndërkombëtare përfaqësuesja e Malit të Zi e ka zhvilluar më 24 mars të vitit 2007, ku ka fituar 2-1 kundër Hungarisë.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi është ish-sulmuesi i famshëm i Milanit, Dejan Saviçeviç. Aktualisht lojtari më i njohur i kësaj përfaqësueseje është sulmuesi i Romës, Mirko Vuçiniç. Ai është njëkohësisht edhe rekordmeni i përfaqësueses së vendit fqinj me 8 gola në 20 ndeshje. Ndërsa një element cilësor është edhe mesfushori Fiorentinës, Stevan Jovetiç.
Për Malin e Zi ka bërë disa paraqitje edhe sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj, që aktivizohet me Buduçnostin e Podgoricës.
Sipas FSHF-së, edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka aprovuar kërkesën e malazezëve për këtë takim miqësor.
Ndërkohë, përveç Malit të Zi, FSHF po përpiqet të organizojë edhe një takim miqësor në fillim të muajit qershor ndaj Andorës. Mundësia më e mirë është që ndeshja të zhvillohet në Tiranë, por nga federate e Andorës nuk është konfirmuar ende asgjë.
(d.b/BalkanWeb)