E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria njeh Këshillin e Rebelëve në Libi

Në një njoftim, Ministria jonë e Punëve të Jashtme sqaron se Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje krizën në Libi dhe ka mbështetur përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e saj, në zbatim të Rezolutave 1970, 1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

"Qeveria shqiptare, duke vlerësuar lart aspiratat e popullit libian për demokraci e zhvillim, ka ndjekur me simpati dhe ka mbështetur veprimtarinë e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, programin e tij për një Libi demokratike dhe e konsideron këtë Këshill si një përfaqësues legjitim të popullit libian", thuhet në njoftim. /Start/

                                                                                             2011-07-18 11:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›