E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 300 minatorë protestë para Ministrisë së Ekonomisë

 Ata protestojnë prej ditësh, por kërkesat e tyre nuk janë zbatuar nga kompania. Në protestën e sotme, minatorët kërkojnë nga Ministria që të ndërhyjë për të zgjidhur kërkesat e tyre. 

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Kol Nikollaj, u shpreh sot se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. “Ministria e Ekonomisë po tregohet totalisht e papërgjegjshme dhe e pavëmendshme, pasi ajo i ka dhënë koncesionet me licencë dhe ka të drejtën e kontrollit të investimeve, moskryerja e të cilave ka dërguar në përkeqësimin e kushteve të punës, të pagës, dhe të sigurisë”, tha sot ai.

Prej më se dy javësh, minatorët protestojnë, duke kërkuar nga kompania ACR plotësimin e kërkesave. /Start/

                                                                                             2011-07-18 10:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›