E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria nuk është vend shqetësues”

02-05-2012 / Gazeta 55

Raporti britanik i “Foreing Office”
 
Shqipëria dhe Kosova nuk përfshihen në vendet shqetësuese, për të cilat janë bërë edhe studime të veçanta në të.
Ky është përfundimi në të cilin arrin një raport prej 390 faqesh i “Foreign Office”.
Por e veçanta e këtij raporti, siç thekson edhe shefi i diplomacisë britanike Uilliam Hejg, është se “për herë të parë ne do të marrim vendime në çdo tre muaj për raportim sistematik për vendet që nuk përfshihen në raportin e vitit 2011”.
Duke shkruar për Shqipërinë raporti i “Foreing Office”-s për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë thekson se puna është e fokusuar te transparenca, demokracia dhe drejtësia. “Ne dërguam gjashtë ekipe monitorimi në mbështetje të OSBE-së për zgjedhjet lokale. Komenti për këto zgjedhje përfundon me këtë konstatim, ndërkohë që shkruhet se, aktualisht jemi duke punuar me OSBE-në dhe parlamentin shqiptar për reformën zgjedhore. Kemi financuar edhe një projekt të nivelit të lartë këshillimi dhe trajnimi, i cili po punon nga afër me gjyqtarët për të përmirësuar efiçencën dhe transparencën e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë”, thotë shefi i diplomacisë britanike Uilliam Hejg.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›