E Diel, 1 Nëntor 2026

Numërimi elektronik, 7 milionë euro fatura e zgjedhjeve

02-05-2012 / Gazeta 55

Kostoja, edhe më e ulët sesa pagesa për komisionerët apo numëruesit  


Fatura për aplikimin e numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2013 pritet të shkojë deri në 7 milionë euro. Sipas ekspertit të komunikimeve dixhitale, Pjerin Marku, kjo kosto është më e ulët sesa pagesa për komisionerët apo numëruesit, të cilët vonojnë procesin me javë. Ai thotë se blerja ose marrja me qira e skanerave optik, do të shmang kontestimet, por edhe do të nxjerrë në kohë reale rezultatin e zgjedhjeve. Iniciativa e qeverisë për të vendosur internet edhe në fshatin më të thellë do të ndihmojë procesin e numërimit në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Markut, janë 2000 shkolla në rang vendi, të cilat do të përdoren si qendra votimi dhe lidhja e tyre me internet do të bëj të mundur transferimin e të dhënave drejt serverit qendror, i cili do të instalohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Do të jetë komisioni i Reformës Zgjedhore, ai që do të përcaktojë modalitetet sesi do të zgjidhet kompania, e cila do të kontraktohet për numërimin elektronik. E njëjta kompani që do të kryejë numërimin, do të zhvillojë edhe identifikimin e zgjedhësve nëpërmjet kartave apo pasaportave biometrike. Duke marrë shembujt e vendeve të ndryshme të botës që aplikojnë numërimin elektronik si Rusia dhe Anglia, kjo kompetencë pritet ti lihet në dorë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.      

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›