Shqiperia nuk ka nje bilanc te mire ne eleminatoret 20 vitet e fundit
Historia është një mësuese e mirë, por së cilës duhet t’i trokasësh në derë. Edhe kombëtarja shqiptare ka historinë e saj dhe ajo na thotë se kuqezinjtë kanë luajtur 5 herë jashtë fushe në ndeshjen e parafundit të eleminatoreve në 20 vitet e fundit.
Këto llogari i bëjëm pasi nesër na pret Franca në Paris dhe pastaj respektojmë Rumaninë në “Qemal Stafa” të martën e ardhshme, gjithnjë për Euro 2012.
Në një rrugë plot halle e kokëçarje, kemi arritur të marrim vetëm një barazim si miq, pikërisht atë në Ukrainë në eleminatoret e botërorit 2006, nën drejtimin e plakushit të shkëlqyer kroat, Oto Bariç. Në një ndeshje të vërtetë rivalësh, shqiptarët ia dolën të mateshin barabar me vendasit e fortë.
Katër takimet e tjerë janë humbje, 0-3 në Gjeorgji, 0-2 në Greqi, 0-3 në Bullgari dhe 1-2 në Çekosllovaki në 1991. Kjo e fundit, një ndeshje e vërtetë prej refugjatësh u luajt shkëlqyeshëm edhe pse lojtarët e kombëtares u cfilitën nëpër stacione trenash, pasi nuk ishte koha as për avionët e linjës, jo më për ata çarter.
Në total, në ndeshjet e parafundit kemi marrë vetëm 1 fitore në 10 të tilla, me 2 barazime, ndërsa 5 herë kemi luajtur në fushën tonë. Por, ironikisht, fitorja e vetme ndër këto ndeshje brenda fushe, është ajo e arritur 1-0 në Zvicër ndaj Irlandës së Veriut, kur trajner ishte Astrit Hafizi, pasi bëhej fjalë për vitin 1997.
Gjithsej, duke marrë për bazë 2 ndeshjet e fundit në çdo eleminatore të 20 viteve të fundit, Shqipëria ka arritur 3 fitore, 3 barazime dhe 13 humbje. Një bilanc jo aq shumë për t’u krenuar, por gjithsesi nuk janë gjithnjë bilancet që vendosin rezultatet e ndeshjeve.