E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja se ka zgjedhur ende skemen per te luajtur neser ne Paris

Siguria e plotë kuqezi është vetëm tek porta dhe tek sulmi. Dy skajet e formacionit të kombëtares shqiptare që do të luajë nesër ndaj Francës në Paris janë të garantuara, gjithnjë nëse nuk do të ketë dëmtime. Pra Ujkani dhe Salihi.

Por, mbrojtja dhe mesfusha mbeten ende në duart e trajnerit, që do të vendosë vetëm ditën e fundit për to. Kuzhe ka menduar për disa skema nga të cilat duhet të zgjedhë njërën dhe pastaj mund t’i alternojë gjatë ndeshjes.

Së pari, mendohet një skemë 4-4-1-1, ku në mbrojtje duhet të jenë Dallku, Cana, Lila e Vangjeli, në mesfushë G. Likën, Duron, Bulkun (?) e Roshin dhe Muzaka ose Bakaj pas Salihit.

Një skemë tjetër mund të jetë 4-2-3-1 dhe formacioni në këtë rast duhej të ishte: Ujkani-Dallku, Cana, Lila (Teli), Vangjeli në mbrojtje-G. Lika (Lila), Bulku para mbrojtjes-Muzaka, Hyka, Roshi pas Salihit. Pozicioni i Andi Lilës varet nga vendimi i trajnerit.

Por mund të kemi edhe një skemë me pesë mbrojtës dhe 4 mesfushë, duke pasur sërish vetëm Salihin në sulm. Në këtë rast, në mbrojtje do të ishte edhe shkodrani Teli, përveç katër lojtrarëve të përmendur më parë.

Mbetet të shihet sesi do të shkojë riaftësimi i Bulkut, ndërsa për Dallkun mendohet se nuk duhet të ketë probleme, megjithëse ndjeu shqetësime në stërvitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›