Sise dhe Nasri synojne te ndihmojne Francen ne ndeshjen ndaj Shqiperise
Edhe pse është 30-vjeçar nuk ndihet i vjetër, madje e quan këtë rikthim si një fillim të ri në kombëtaren e “gjelave” krenarë. Ky është Zhibril Sise, sulmuesi i Lacios, që u thirr në përfaqësuesen e Francës për ndeshjen eleminatore të Euro 2012 ndaj Shqipërisë në Paris. Lojtari krenar synon të përfitojë nga rasti që i jepet.
“Jam rikthyer në kombëtare sepse luaj tek Lacio. Pata durim dhe tani dua të përfitoj maksimalisht nga rasti që m’u dha. Dua të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën të shënojë e të fitojë, pork am pak nevojë të përshtatem me skemat e trajnerit. Unë nuk jam budalla dhe e kuptoja se duke luajtur në Greqi, e kisha të vështirë të konkurroja me lojtarë që luajnë në ekipet kryesorë në Europë”.
Në radhët franceze është edhe ylli i Mançester Sitit, Samir Nasri, që i quan të vështira ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Bonjë-Hercegovinës.
“Na presin dy ndeshje të vështira dhe unë dua që të luaj mirë, sidomos pas takimeve në Shqipëri dhe Rumani, ku unë nuk luajta në nivelin e duhur. Ndjej përgjegjësinë për të udhëhequr skuadrën sidomos tani që kemi shumë dëmtime. Forma ime e keqe në shtator ishte vetëm një rastësi, ndërsa synoj të tregoj më të mirën dhe të shënoj, pasi për një lojtar ofensiv janë të rëndësishëm golat dhe asistet”.