Kakà te Reali do mbajë fanellën n° 5 si Zidan
Madrid - Megjithëse ende jo zyrtar, askush nuk diskuton më kalimin e yllit brazilian Kakà te Reali i Madridit, i cili sipas gjasave do të prezantohet ditën e hënë në Madrid. Por ajo që po përflitet më shumë, është fanella që do mbajë mesfushori.
Sipas lajmit që bën të ditur e përditshmja spanjolle "Marca", braziliani do të mbajë fanellën me numër 5, që e ka mbajtur më parë francezi magjik, Zinedin Zidan, tashmë këshilltar i presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez.
Në tre sezonet e fundit fanellën m numrin 5 e ka mbajtur mbrojtësi italian, Fabio Kanavaro, i cili këtë vit do të rikthehet te Juventusi. Rikardo Kaka do të jetë lojtari i tretë rresht fitues i Topit të Artë që do të mbajë këtë fanellë, mesa duket mjaft e lidhur me yjet botërorë.