Shqipëria olimpike zbret sot në Tiranë
Londër 2012
Megjithëse garat për sportistët shqiptarë janë mbyllur që në 5 gusht, me qitësin Arben Kuçana, ekipi olimpik kuqezi qëndroi dhe nëntë ditë të tjera në fshatin olimpik të Olimpiadës Londër 2012. Vetëm Majlinda Kelmendi, dy ditë pas konkurrimit të saj, e ka braktisur pjesën tjetër të ekipit dhe është kthyer në vendlindje, Kosovë. Ndërsa pjesa tjetër kanë ndenjur në Londër për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës. Ekipi olimpik rrugën e kthimit do ta bëjë i ndarë në dy grupe.
Shqipëria olimpike zbret sot në Tiranë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip