E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maicon, pret thirrje nga Reali

Mbrojtësi i djathtë i Interit, Douglas Maicon mbetet gjithnjë në listën e largimeve gjatë këtij afati kalimtar të verës. Sipas medieve italiane, ylli brazilian është një pritje të një thirrjeje nga Real Madridi.

Maicon ka kontratë me Interin deri më 30 gusht 2013 dhe nuk pritet të mbetet me Nerazzurrët. Gjiganti milanez thuhet se ka vendosur ta shesë dhe për kartonin e tij kërkojnë rreth 10 milionë euro.

Maicon në të kaluarën kërkohej edhe nga Chelsea mirëpo tani mbetet vetëm Reali si destinacion i ardhshëm në karrierën e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›