E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet Keshillimi apostolik Verbum Domini i Benediktit XVI

15-11-2010 / Gazeta 55

Te rivendoset Fjala e Zotit ne qender te jetes personale e te asaj kishtare duke e shpallur Ate me urgjence e bukuri si deshmitare te bindur e te besueshem te Krishtit per shelbimin e njerezimit ky eshte ne thelb mesazhi i Benediktit XVI ne Keshillimin apostolik postsinodal Verbum Domini qe permbledh reflektimet e propozimet e Sinodit te Ipeshkvijve i cili u zhvillua ne Vatikan ne tetor 2008. Kujtojme se tema e Sinodit ishte pikerisht Fjala e Zotit ne jeten dhe ne misionin e Kishes. Dokumenti i gjate gati 200 faqe u paraqit dje ne Sallen e Shtypit te Selise se Shenjte dhe perben nje thirrje te apasionuar te Papes per barinjte e kishes per personat e jetes se shuguruar dhe per laiket qe te familjarizohen gjithnje e me shume me Shkrimin e Shenjte i cili ndash thekson Papa ndash eshte themeli i cdo pershpirterie te vertete e te gjalle ne fene e krishtere.
Ne nje bote qe shpesh e ndjen Zotin si te siperfaqshem e si te huaj - pohon Benedikti XVI ndash nuk ekziston perparesi me e madhe se kjo ta afrojme njeriun e sotem me Zotin me ate Zot qe flet dhe na komunikon dashurine e vet qe ta kemi jeten me plotesi. Ne kundershtim me ata qe mendojne se pranimi i Zotit eshte kercenim per autonomine e secilit vetem Zoti ndash nenvizon Papa ndash i pergjigjet etjes se zemres se cdo njeriu prandaj i keshillon barinjte e Kishes ta paraqesin Fjalen e Zotit duke shfrytezuar aftesine e saj per te dialoguar me problemet e perditshme te personave. Mekati i ka rrenjet ne mosdegjimin e Fjales se Zotit.
Me pas Papa kujton shtysen e Koncilit II te Vatikanit per rizbulimin e Fjales se Zotit dhe ben dallimin ndermjet saj e vegimeve private te cilat ndihmojne ne kundrimin e Krishtit por nuk jane te domosdoshme. Benedikti XVI analizon gjendjen aktuale ne fushen e studimeve biblike duke uruar te realizohet uniteti ndermjet dy niveleve atij te ekzegjezes historiko-kritike dhe atij teologjik. Ati i Shenjte veren se nganjehere ekzegjeza shtyhet shume ne aspektet historike te ngjarjeve biblike duke mohuar ngjarjet me natyre hyjnore ndersa teologjia shkon nganjehere drejt spiritualizimit te Shkrimit Shenjt pa marre parasysh historine. Premise per kete unitet eshte pa dyshim harmonizimi i fese me arsyen qe feja te mos kaloje ne fideizem pra ne interpretimin fondamentalist te Bibles por edhe arsyeja te mos refuzoje a priori gjithka kapercen kufirin e saj.
E meqe rrenjet e krishterimit jane ne Beselidhjen e Vjeter Papa nenvizon rendesine e marredhenieve te mira me hebrenjte. Gjithashtu studimet biblike sipas Benediktit XVI duhet te jene ne qender edhe te dialogut ekumenik.
Dokumenti shqyrton me pas marredheniet ndermjet Fjales se Zotit dhe liturgjise. E ketu Papa u rikthehet keshillave per kujdes me te madh ne shpalljen e Fjales se Hyjit. Kush lexon ne meshe duhet te jete i pergatitur nenvizon Ati i Shenjte i cili ben thirrje edhe per permiresimin e cilesise se homelive. Ato nuk duhet te jene te pergjithshme ose abstrakte nuk duhet te tregojne sa i zoti eshte predikatori por te shkojne ne zemren e mesazhit ungjillor. Eumlshte i nevojshem thekson Papa Racinger nje Udhezues per homelite. Gjithashtu Benedikti XVI nenvizon rendesine e heshtjes gjate kremtimeve te akustikes te mos zevendesimit te teksteve te favorizimit te kengeve me frymezim biblik si ato gregoriane dhe rekomandon kujdes te vecante per ata qe sshohin e qe sdegjojne.
Pastaj Papa ndalet tek formimi i te krishtereve per tiu pergjigjur fenomenit te perhapjes se sekteve. Sipas Atit te Shenjte duhen krijuar grupe te vogla qe te perhapin interpretimin e Bibles sipas fese se Kishes. Sinodi kujton Benedikti XVI uron qe cdo shtepi te kete Biblen e vet per ta perdorur e lexuar gjate lutjes. Ve ne dukje rendesine e gjenialitetit femeror ne studimet biblike si edhe rolin e pazevendesueshem te grave ne familje ne edukimin e femijeve ne katekizem e ne percimin e vlerave te krishtera.
Teme tjeter e Keshillimit Apostolik postsinodal Verbum Domini eshte edhe misioni. Papa thekson se cdo i pagezuar e ka per detyre ta shpalle Fjalen e Zotit. Njihet ketu kontributi i levizjeve kishtare per ungjillezimin e botes. Benedikti XVI e fton Kishen dhe besimtaret te mos ndalen tek mbajtja e ruajtja e nivelit te arritur edhe aty ku Fjala e Zotit eshte shpallur para shume shekujsh. Duhet te jemi ne gjendje te mbrojme te drejten dhe lirine e njerezve per te degjuar Fjalen e Zotit duke kerkuar mjetet me te pershtatshme per kete deri ne persekutim. Papa Racinger u drejtohet me mallengjim te persekutuarve per ceshtjen e Krishtit permend bashkesite e krishtera ne Azi e ne Afrike qe rrezikojne jeten ose menjanimin shoqeror per shkak te fese dhe e ngre zerin qe kombet te garantojne lirine e ndergjegjes e te fese.
Benedikti XVI shpjegon edhe arsyet e ketij persekutimi. Fjala e Zotit shkruan ai i shtyn njerezit te impenjohen per nje bote me te drejte nxit solidaritetin dhe barazine eshte burim pajtimi e paqeje. Nga ana tjeter vazhdon feja nuk mund te perdoret per te justifikuar intolerancen dhe lufterat. Nuk mund te ushtrohet dhune ne emer te Zotit
Papa reflekton edhe mbi shpalljen e Fjales se Zotit per te rinjte emigrantet te vuajturit e te varfrit. Per te rinjte duhet guxim shpjegon Ati i Shenjte emigrantet ofrojne mundesi per perhapjen e Fjales se Zotit te cilen kane te drejte ta degjojne si propozim e jo si imponim te vuajturve u duhet qendruar afer e te varfrit duhen degjuar ndihmuar e udhehequr qe te marrin ne dore jeten e tyre.
Ne dokument behet thirrje per rinovimin e takimit ndermjet Bibles dhe kulturave. Fjala e Zotit nuk e shkaterron kulturen e vertete nenvizon Benedikti XVI por nxit kerkimin e shprehjeve me te pershtatshme e me domethenese te saj. Bibla eshte nje kod i jashtezakonshem per te gjitha kulturat. Papa uron qe Bibla te njihet edhe ne shkolla e universitete vlereson artistet qe jane frymezuar nga Shkrimi i Shenjte nxit perhapjen e tij edhe ne boten e mediave sidomos ne internet duke pasur parasysh gjithsesi se bota virtuale nuk mund ta zevendesoje ate reale.
Duke folur per inkulturimin Ati i Shenjte thekson se ai nuk duhet ngaterruar me proceset siperfaqesore te pershtatjes ose me perhapjen sinkretiste qe e dobeson origjinalitetin e Ungjillit per ta bere ate te pranueshem me lehtesisht. Fjala Hyjnore shnderron kufijte e cdo kulture duke krijuar bashkim ndermjet popujve takim dialog e bashkepunim ndermjet njerezve vullnetmire te cdo feje. Kisha jep nje shembull Papa i vlereson myslimanet e Sinodi uron nje dialog me ta te bazuar ne thellimin e vlerave si respektimi i jetes te drejtat e patjetersueshme te burrit e te gruas dhe dinjiteti i tyre i barabarte kontributi i fese per te miren e perbashket etj.. Ketu theksohet edhe nje here nevoja e lirise ne shpalljen e fese ne sferen private dhe ne ate publike si edhe nevoja e lirise se ndergjegjes.
Epoka jone perfundon Benedikti XVI duhet te jete gjithnje e me shume kohe e ridegjimit te Fjales se Zotit dhe e ungjillezimit te ri pasi akoma Jezusi i Ringjallur na thote Shkoni ne te gjithe boten e predikojani Ungjillin cdo krijese.
Marre nga Radio Vatikani

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›