E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria për herë të parë në Euro–Indeksin Shëndetësor

Në këtë indeks, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Shqipëria arriti të merrte 542 pikë, nga 1000 të mundshme, duke lënë pas edhe dy vende të Bashkimit Evropian, Bullgarinë dhe Rumaninë.

Qëllimi i Euro–Indeksit Shëndetësor të Konsumatorit është pikërisht matja e respektimit të të drejtave të pacientëve, ngushtimi i hendekut midis tyre dhe mjekëve. Për krahasimin e sistemeve shëndetësore të vendeve të Bashkimit Europian, u matën 34 indikatorë gjithsej, në 6 fusha vlerësimi.

Sipas QKCSA-ISH, fushat e matjes e krahasimit për Euro Health Konsumer Index-2009 (EHCI), janë informimi dhe të drejtat e pacientëve (8 indikatorë), E – health, apo shkalla e kompjuterizimit (4 indikatorë), koha e pritjes (5 indikatorë), rezultatet e kujdesit shëndetësor (7 indikatorë), spektri i shërbimeve të përfituara (6 indikatorë), si dhe mbulimi me barnat e nevojshme (4 indikatorë).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›