Iran, tre burra ekzekutohen me varje
Tre burra të dënuar me vdekje për trafik droge dhe vrasje u ekzekutuan me varje në burgun Ispahan, në qendër të Iranit, njoftoi sot gazeta zyrtare "Iran". Të dënuarit. të ekzekutuar dje, ishin një person i njohur me emrin Babak i cili ishte shpallur fajtor për një vrasje në vitin 2003, Ghorban-Ali, 22 vjeç, i akuzuar se kishte vrarë me thikë një të ri tjetër dhe Hassan, 33 vjeç, i shpallur fajtor për shitjen e 303 gramëve heroinë.
Këto tre varje e çojnë në 192 numrin e personave të ekzekutuar në Iran që nga fillimi i vitit, mësohet nga një bilanc i AFP-së i hartuar në bazë të informacioneve të publikuara nga shtypi vendës. Sipas këtyre burimeve, në vitin 2008 janë ekzekutuar 246 persona.
Vrasja, përdhunimi, vjedhja me armë, trafiku i drogës dhe tradhëtia bashkëshortore dënohen me vdekje në Iran.