E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria përfshihet nga reshjet e dëborës

Për të dytën ditë me radhë i gjithë vendi është përfshirë nga një mësa ajrore me temperatura shumë të ulëta. Ndërkohë mbrëmë kanë filluar edhe reshjet e para të dëborës. Veriu dhe verilindja për ditë me radhë janë nën zero, por të njëtin fat ka pësuar edhe jug-lindja e vendit. Të gjitha këto zona sot janë zbardhur nën reshjet e dobëta të dëborës, çka kanë sjellë edhe një rritje prej disa gradësh të temperaturave, por sërish ato vijojnë të jënë nën zero. 

Qyteti i Korçës dhe rrethinat e saj janë mbuluar nga dëbora e rënë gjatë natës, duke gdhirë dita e sotme. Ndonëse reshjet kanë pushuar, temperaturat e ulta kanë krijuar një shtresë të ngrirë që vështirëson qarkullimin e mjeteve. Në qytet, trashësia e dëborës nuk i kalon 2 centimetra, por në zonat malore si Dardha, Voskopja apo ato në lartësi mbi 1 mijë metra, trashësia e dëborës arrin mbi 5 centimetra. Burime të  shtabit të emergjencave civile në Prefekturën e Korçës, bënë të ditur se "reshjet e dëborës gjatë natës bllokuan përkohësisht disa akse të rrugëve malore  si ajo Korçë-Dardhë, ndërsa ka patur vështirësi për lëvizjen e mjeteve në qafat e maleve si Qafa e Qarrit, Qafë Plloça , Qafë Thana, etj". Për shkak të reshjeve të dëborës, që kanë krijuar shtresë  të ngrirë në rrugë, lëvizja e mjeteve është bërë e detyrueshme me zinxhirë mbrojtës.

Ndërkohë kryeqyteti është në orët e pasdites është përfshirë nga një temperaturë mjaft e ulët, reshje shiu çka kanë sjellë edhe një trafik të dendur pothuaj në të gjithë akset rrugore.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›