Banka Boterore kundër euforisë së "rritjes dyshifrore"
Nga Genc Kondi
Ndryshe nga sa jane shprehur qarqet qeveritare per rritje ekonomike ne vendin tone, Banka Boterore nuk eshte treguar opitimiste. BB u shpreh dhe per krizen globale qe do preke Shqiperine
TIRANE-Sipas Bankës Botërore, euforia e shprehur ditët e fundit nga qarqet qeveritare lidhur me shifrat e analizës tremujore paraprake të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga ana e INSTAT-it, duket se nuk është e bazuar. "Ne e mirëpresim publikimin e të dhënave tremujore për Produktin e Brendshëm. Ky është një tregues shumë i dobishëm për të matur ekonominë në mes të vitit", - vuri në dukje dje, në një intervistë televizive, Camille Nouamah, shefe e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë. "Por, - vazhdon ajo, - është mjaft e rëndësishme për publikun që të kuptojë se ka një diferencë të madhe mes vlerësimeve të PBB-së tremujore, në sensin e asaj se ku shkon ekonomia, dhe rritjes ekonomike vjetore. Këta dy tregues, në fillim, kur një vend fillon t'i matë, mund të kenë diferenca mjaft të mëdha. Ne jemi të kënaqur që shifrat e publikuara tregojnë një pamje se ekonomia po ecën më mirë se vitin e kaluar, por nuk mund të bazohemi tek këto shifra për të dhënë një rezultat final për rritjen ekonomike. Kjo kërkon llogaritje të tjera", - u shpreh Nouamah. Ky prononcim vjen pas një debati të zhvilluar midis INSTAT-it e qeverisë, nga një anë, e një pjese të medias e opozitës politike nga ana tjetër. Ai filloi pas publikimit të shifrës prej 9,9 përqindësh të rritjes në nivel vjetor të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që u servir edhe nga vetë Kryeministri Berisha si rezultat përfundimtar, por që kishte të bënte vetëm me shifrat nominale të tremujorit të tretë të vitit në vazhdim. Sipas ekspertëve, ka disa elemente që tregojnë se qeveria është nxituar të shpallë si ritme përfundimtare të rritjes këto shifra. Kjo ka të bëjë, p.sh, me faktin se industria pësoi rënie me 6.4% në tremujorin e tretë, krahasuar me tremujorin e dytë. Po kështu, sektori real i ndërtimit, përjashto rrugën Durrës-Kukës, vuan nga probleme të mëdha, bujqësia (20% e PBB) ka shënuar një rritje mjaft modeste; rritja e importeve ka qenë shumë e lartë, duke çuar në përkeqësimin e mëtejshëm të deficitit tregtar, etj.
Kriza
Ndryshe nga prononcimet e dy ditëve më parë të ministrit të Financave, Ridvan Bode, Nouamah deklaron se "kriza globale do të prekë edhe Shqipërinë dhe ata që do të goditen më shumë janë të varfrit". "Shqipëria qëndron ende në një pozicion të mirë krahasuar me vendet e rajonit, - thekson shefja e Zyrës së BB. - Por, - vazhdon ajo, - është e rëndësishme që Shqipëria të ndërmarrë politikat e dukura fiskale përballë saj".
"Përparësi e Bankës Botërore, më shumë se financat publike, mbetet përkrahja e shtresave të popullsisë në nevojë", - tha Nouamah. "Llogaritjet tregojnë se dërgesat e parave nga jashtë janë një nga burimet kryesore që mbështesin të varfrit në këtë vend dhe rënia e tyre mund të ketë pasoja të rënda për ta. Ndaj, sugjerimi ynë për qeverinë është të rritë fondet buxhetore për të mbështetur këto shtresa", - theksoi ajo.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)