Shqipëria përparon për 17 vende

Ekipi i Gianni de Biasit, i cili në ndeshjen e fundit fitoi ndaj Sllovenisë në shtëpi në kualifikimet për Botërorin ‘Brazili 2014’, ka 496 pikë, duke u renditur prapa Uellsit dhe përpara Austrisë. Këtë muaj, përkatësisht më 14 nëntor, Shqipëria do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Kamerunin në Gjenevë të Zvicrës.
Sa i përket renditjes së përgjithshme, kampioni botëror dhe evropian – Spanja, vazhdon të kryesojë, i përcjellë nga Gjermania. Falë sukseseve në kualifikimet për Botëror ndaj Kilit dhe Uruguait, Argjentina e Lionel Messit e rrëmbeu pozitën e tretë, përpara Portugalisë, e cila zbriti për një pozitë pas humbjes nga Rusia. Italia ka përparuar për pesë pozita, tash është e pesta, kurse Brazili vazhdon ‘fundosjen’, është i 13-ti.
Renditja e FIFA-s
1. Spanja 1564 pikë
2. Gjermania 1421
3. Argjentina 1349
4. Portugalia 1178
5. Italia 1169
6. Anglia 1167
7. Holanda 1128
8. Kolumbia 1110
9. Rusia 1084
10. Kroacia 1078
-----------------------
67. Shqipëria 496