Lacio, Petkoviç kthen Canën në mbrojtje
Lacio luan sot në mbrëmje ndaj Panathinaikosit në Europa League, por vëmendja e të gjithëve në kampin bardhekaltër është e përqendruar në derbin e së dielës ndaj Romës.
Trajneri Vladimir Petkoviç do t’ia besojë Lorik Canës qendrën e mbrojtjes në sfidën e sotme, një rol që mesfushori kuqezi e bën dhe në kombëtaren shqiptare.
“Uroj që futbollistët të mos e kenë mendjen te ndeshja me Romën”, u shpreh tekniku boshnjak për këtë takim. Veç Canës, në mbrojtje do të luajnë edhe Skaloni, Ciani e Radu.
(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)