E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça ’89 kërkon ta rimarrë kreun

Xhiroja e katërmbëdhjetë e Superligës së Kosovës në futboll do të përfundojë të enjten me takimin që zhvillohet prej orës 13:00 në Prishtinë ndërmjet Hajvalisë dhe Trepçës ’89.

Hajvalia do të përpiqet që t’u rikthehet fitoreve, pas humbjes që e pësoi në xhiron e fundit nga Drita. Kështu ka pohuar trajneri i kësaj skuadre, Emin Bajrami. Por, djelmoshat e tij nuk do ta kenë aspak të lehtë ta arrijnë objektivin, ngase edhe mitrovicasit i synojnë pikët e plota të kësaj përballje, siç ka pohuar trajneri Gani Sejdiu.

‘Xehetarëve’ u nevojitet fitorja për t’u rikthyer në pozitën e parë të tabelës, të cilën ia rrëmbeu të mërkurën Prishtina, e cila tani ka dy pikë më shumë sesa Trepça ’89, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Prishtina dhe 89-shi janë dy kandidatët më serioz të këtij edicioni për ta fituar titullin e kampionit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›