E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zamparini: Ujkani? episod komik në Romë

Presidentit të Palermos Mauricio Zamparini nuk i ka pëlqyer shumë humbja me Romën e sidomos momenti i golit të dytë, shënuar nga Osvaldo. Sulmuesi verdhekuq përfitoi nga një përplasje e Ujkanit me mbrojtësin Munjoz, duke shënuar pas topit të ikur nga duart e portierit të Shqipërisë. “Ajo përplasje ishte diçka komike, ndonëse janë gjëra që ndodhin, - u shpreh Zamparini. – Mendoj se ishim të pafat. Mikoli nuk dinte ku ishte, ndërsa Barreto nuk bëri asnjë goditje në portë”, shtoi ai.

(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›