E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Zgjedhjet, test per pjekurine demokratike

Perfaqesuesi i Komisionit te Bashkimit Evropian ne Tirane, Helmund Lohan ka zhvilluar dje nje bashkebisedim me studente, pedagoge, intelektuale, gazetare etj, ne mjediset e Universitetit "Eqerem Cabej" te Gjirokastres. Lohan ka pohuar se "sot kane ngelur vetem disa dite nga ajo date, kur Shqiperia ka per te bere aplikimin formal per te hyre ne BE". Per kete arsye, ka vijuar ai, ky do te ishte nje moment i mire qe te mendohej se perse duhet ky zgjerimi, perse duhet qe Shqiperia te behet pjese e BE-se, por mbi te gjitha ne cfare menyre. Per te, nese qeveria shqiptare dorezon pas disa ditesh aplikimin formal per t'u pranuar ne BE brenda ketij gjashte mujori, qeverise shqiptare, do t'i paraqitet nje material pyetesor prej disa qindra faqesh dhe plotesimi i tyre do t'i kushtoje ekzekutivit nje pune voluminoze prej disa mijera faqesh. "Komisioni Evropian, do t'i shikoje ato pergjigje qe do t'i jene derguar dhe do te kontrolloje ato pergjigje duke marre parasysh edhe burime te tjera, pastaj ndoshta do te kalojme ne nje raund te dyte te pyetjeve dhe ne fund fare do te pergatise opinionin zyrtar. Ky proces i pergatitjes se opinionit mund te marre edhe nje vit kohe, pastaj shtetet anetare kane per ta kaluar opinionin e Komisionit dhe pastaj do te vendoset nese Shqiperise i duhet dhene statusi i vendit kandidat", ka pershkruar Lohan procedurat. "Nese qeveria shqiptare e ben aplikimin e saj dhe e dorezon ne prill, atehere mund te themi se shtetet anetare vendimin e marrin jo perpara zgjedhjeve ne qershor, sepse zgjedhjet kane per te qene nje test kritik i pjekurise demokratike te ketij vendi", ka pohuar Lohan. Sipas tij, nuk do te ishte keq ne qofte se Shqiperia, do te priste ta bente aplikimin pas zgjedhjeve. "Per sa i perket kesaj ceshtje, ajo varet nga qeveria e nje vendi per t'u bere kandidat, per t'u gjykuar se kur mendojne, se kur ka ardhur momenti i duhur per te bere kete aplikim dhe momenti pra koha kur behet kjo gje behet ne konsultim me Presidencen e BE", tha Lohan. B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›