Skemë të re për sigurimet shoqërorea

"Qeveria shqiptare, së bashku me opozitën dhe me mbështetjen e Bankës Botërore, ka hartuar një skemë të re, e cila do të zgjidhë një herë e mirë problemet që janë evidentuar përgjatë këtyre viteve të fundit", tha Bode.
Ai sqaroi se “skema e re, e cila do të prezantohet nga qeveria në një moment më të përshtatshëm, do të nxisë uljen e informalitetit në punë, do të lehtësojë tërheqjen e pensioneve nga ana e të moshuarve, si dhe do të zgjidhë problemin e mbledhjes së kontributeve, të cilat deri më sot nuk i kanë mbuluar shpenzimet e institucionit të Sigurimeve Shoqërore, duke detyruar kështu shtetin të kontribuojë me pjesën plotësuese të saj".
Ministri evidentoi disa nga arritjet e Instituti të Sigurimeve Shoqërore përgjatë këtyre 20 viteve, duke theksuar se "reforma e rritjes graduale të moshës së pensionit nga viti 2002-2012, reforma e uljes së përqindjes së kontributit nga 42.5 për qind, në 29.5 për qind, si dhe reforma për unifikimin e legjislacionit me qëllim qasjen standardeve evropiane, kanë sjellë rezultate të shkëlqyera".
Kreu i Financave bëri me dije se numri i kontribuuesve është rritur nga 290 mijë që ishte disa vite më parë, në 450 mijë kontribuues në të gjithë vendin, po ashtu dhe informaliteti është ulur. Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, duke vlerësuar punën e kryer nga Institucioni i Sigurimeve Shoqërore përgjatë 20 viteve të fundit, u shpreh se "ISSH ka mundur të arrijë rezultate të kënaqshme në një kohë tranzicioni dhe tashmë që në shumë vende të Evropës ka krizë, Shqipëria përsëri vijon të rrisë pagat dhe pensionet. /Start/
2012-06-06 15:55