Halili: Do të ndërtoj Tiranën e Ligës së Kampioneve
Tiranë - Refik Halili kërkon të ndërtojë një Tiranë të denjë për të konkurruar edhe në Ligën e Kampioneve. Deklarata e “Numrit 1” të kampionëve erdhi menjëherë pas firmës së “qetësisë”, sipas së cilës ai do të drejtojë edhe për një sezon klubin kryeqytetas.
"Unë nuk synoj më vetëm ndërtimin e një skuadre që të dominojë kampionatin shqiptar, por dua një skuadër ambicioze edhe në Ligën e Kampioneve. Javën e ardhshme do të fillojë puna për ndërtimin e ekipit të denjë për të ecur përpara në kompeticionin më prestigjioz të Evropës. Në Ligën e kampioneve mund të shkohet edhe me lojtarë të rinj, por në këtë rast mund të shkosh thjesht për të marrë pjesë. Por, ambicia jonë është më e madhe se kaq, prandaj synojmë të ndërtojmë një ekip të denjë për të kaluar disa ture në këtë turne", premton Refik Halili.
Halili do të garantojë 600 milionë lekë për këtë sezon, ndërsa 200 milionë do t’i garantojë donatorja Shefikat Ngjela. Ndërsa, 200 milionë lekët që do të plotësojnë shumën prej 1 miliardëve do t’i paguajë Bashkia e Tiranës.