E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shqiperia po i reziston me rritje, krizes globale"

Flet Lars Thunell, zv/Presidenti i Bankes Boterore, njekohesisht presidenti IFC

Shqiperia ka bere nje progres te dukshem vitet e fundit, duke i rezistuar me rritje ekonomike krizes ekonomike boterore. Ky eshte mendimi i zv/presidentit te Bankes Boterore njekohesisht edhe presidenti IFC-se, nje prej institucioneve me te larta financiare nderkombetare. Ne nje interviste per Tv Klan Lars Thunell tha dje se Shqiperia ka potenciale te jashtezakonshme zhvillimi, duke u fokusuar ne sektorin energjetik.

"Eshte vizita ime e pare ne Shqiperi, por nga ajo qe kam mesuar, kam vene re se Shqiperia ka bere nje progres te dukshem gjate viteve te fundit. Po ashtu ka kaluar relativisht mire dhe krizen financiare globale. Edhe niveli i varferise eshte pergjysmuara gjate ketyre viteve, por sigurisht qe ka edhe vend per te permiresuar ne fusha te tjera. Ka mundesi qe Shqiperia te eci me ritme te larta rritjeje ekonomike. Ka mundesi ne sektorin hidroenergjetike, aty ekziston nje potencial i madh, qofte edhe per te eksportuar ne rajon. Po ashtu edhe sektori i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, ku jo vetem ne Shqiperi por ne cdo ekonomi, jane guri i themelit te zhvillimit sepse krijojne vende te reja pune.

Numri dy i Bankes Boterore vlereson ecurine e disa sektoreve te ekonomise shqiptare qe sipas tij, konkurrojne me standardet e vendeve te zhvilluara", Lars Thunel, Zv/President i Bankes Boterore, President i IFC.

Z. Lars Thunel pohoi se ka pasur perparim ne klimen e investimeve, sektorin bankar, duke verejtur se po ashtu edhe tregu i telekomunikacioneve ka ecur perpara. "Shqiperia eshte nje vendi i vogel dhe zgjerimi i tregut do te ishte nje gje e mire. Ka sektore qe punojne edhe jashte Shqiperise sic jane konfeksionet", - tha Thunel.

Zv/presidenti i Bankes Boterore ka vleresuar klimen e biznesit qe ofron Shqiperia per investitoret e huaj. Ai ka siguruar vazhdimesine e projekteve qe IFC -ja do te realizoje ne Shqiperi: "Shqiperia ka nje barre fiskale te ulet, qe normalisht duhet te terheq investitoret, po ashtu ka dhe legjislacione te mira, por qe le dhe vend per t'u permiresuar. IFC punon kryesisht per te ndihmuar sektorin privat por natyrisht bashkepunon edhe me qeverine per te permiresuar kete sektor", - Zv/Presidenti i Bankes Boterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›