E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shulz: Cnderuan Parlamentin Evropian

Skandali i korrupsionit ne gjirin e Parlamentit Evropian, ku jane perfshire figurat me te larta drejtuese te tij, perfshire dhe zv/presidentin e PE, eurodeputetin socialist rumun, Adrian Severin, ka sjelle dhe perplasjet e para brenda te majtes evropiane, por dhe te djathteve, te cilet kane kerkuar largimin e menjehershem nga postet qe mbajne. Keshtu, Parlamenti Evropian ka filluar hetimin e skandalit te korrupsionit ne gjirin e tij, pas provave te paraqitura nga gazetaret e "Sunday Times". Gazetaret e kesaj gazete jane hequr si lobiste dhe iu kane ofruar 3 eurodeputeteve 100 mije euro. Ernst Strasser, eurodeputet austriak, ka dhene doreheqjen duke mohuar korrupsionin. "Partia Popullore ne Austri ka nderhyre menjehere. Pra s'kisha aspak nevoje te nderhyja. Ata kane terhequr deputetin e tyre, menjehere. Eshte nje akt per t'u pershendetur, pasi ai qe nuk respekton as moralin dhe as etiken e ketij Parlamenti, nuk ka me vend ne gjirin e tij", ka qene deklarata e djeshme e Joseph Daul, kryetari i grupit te Partive Popullore, ne Parlamentin Evropian. Nderkohe qe nje tjeter eurodeputet ka dhene doreheqjen, eurosocialisti slloven, Zoran Thaler, i njohur si raportuesi per Maqedonine. Ai dha doreheqjen, por e konsideron veten si te pafajshem. Ka qene i forte reagimi i kryetarit te grupit te Partive Socialiste ne Parlamentin Evropian, Martin Shulz. "Ajo qe ata kane bere eshte e turpshme. Kjo cnderon institucionin e Parlamentit Evropian. Si rrjedhim, ata duhet te braktisin kete institucion. Dy nga tre deputetet kane dhene doreheqjen dhe mendoj, se zoti Severin duhet te beje te njejten gje",- ka qene deklarata e Shulz. Nga ana tjeter, Adrian Severin eurosocialist dhe zv/president i PE-se, i njohur ne Shqiperi si mbeshtetes i Rames, pritet t'i bindet presionit per te dhene doreheqjen. Hetimi sapo ka filluar. "Dosja e plote e bazuar te informacioni i 'Sunday Times' eshte nje akuze e rende dhe duhet te analizohet nga Parlamenti. Ne duhet te shohim rrjedhojat per secilin prej tyre, por edhe per Parlamentin ne pergjithesi",-tha Diana Wallis, zv/presidente e PE-se. Parlamenti Evropian do te diskutoje kete ceshtje sot, ne takimin e byrove politike. Duket se sjellja e tre deputeteve te Parlamentit Evropian, nuk do te kaloje pa marre pasojat politike mbi shpine, nderkohe qe pasojat ligjore jane evidente. Eurodeputeti socialist rumun, Severin ka qene nje nder mbeshtetesit kryesor te liderit te opozites, per perpjekjen e ketij te fundit per te delegjitimuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Madje ai ka kerkuar qe Shqiperia dhe te penalizohet per liberalizimin e vizave, deri ne momentin kur te plotesohen kushtet e vena nga opozita shqiptare, e drejtuar nga Edi Rama.

Skandal i paprecedent korrupsioni i eurosocialistit Severin, si ndodhi

Nenkryetari i Grupit Socialist ne Parlamentin Evropian, Adrian Severin, nje nga mbeshtetesit me te forte te aksionit te opozites shqiptare, kunder te gjitha proceseve integruese te vendit, si liberalizimi i vizave apo dorezimi i statusit te vendit kandidat dhe kerkesave te saj per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, eshte perfshire ne nje skandal te paprecedent korrupsioni. Ai mendohet te kete rene dakord per te ofruar sherbime, ne kembim te nje shume te konsiderueshme te hollash per gazetaret e "The Sunday Times". Ne shkrimin e bazuar ne fakte, qe eshte publikuar nga kjo media prestigjioze britanike, gazetaret i kane kerkuar disa deputeteve te paraqesin disa ndryshime, ne kembim te nje shume prej 100 mije eurove, te cilet ai i ka pranuar. Dy eurodeputetet e tjere qe jane perfshire ne kete skandal korrupsioni, jane ish-ministri i Jashtem slloven, Zoran Thaler dhe ish-ministri i Brendshem austriak, Ernst Strasser. Keta dy te fundit, menjehere pas publikimit te skandalit kane dhene doreheqjen, ndersa nuk ka ndodhur e njejta gje me eurodeputetin rumun, Severin. Ai ka hequr dore vetem nga pozita e zevendespresidentit te Partise Social Demokrate ne Rumani, deri sa situata e tij te sqarohet, por jo nga posti i eurodeputetit. Gazeta sqaroi se fillimisht Severin ka derguar nje e-mail per te ashtuquajturit lobues, duke thene se "keshtu ju e dini, amendamenti qe deshironi eshte dorezuar me kohe". Menjehere pas kesaj, ai gjithashtu dergoi nje fature 12.000 euro per te ashtuquajturin "sherbimet e keshillimit". Por pas publikimit te fakteve, vete eurodeputeti rumun Severin, mohoi te kishte paraqitur nje amendament te tille, duke thene se ai nuk kishte bere asgje te keqe, ndersa i kerkoi presidentit te Parlamentit Evropian te marre masa kunder gazetareve te "The Sunday Times".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›