E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Levan-Vlore, hapet para veres"

Fier- Autostrada Levan-Vlore do te jete gati per qarkullimin e mjeteve para sezonit turistik te ketij viti. Lajmin e konfirmoi dje vete ministri i Transporteve dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi, gjate nje vizite te zhvilluar ne qarkun e Fierit. Teksa ka inspektuar punimet ne terren, ministri tha gjithashtu se ne fund te muajt prill pritet te hapen per trafikun 16 km e autostrades Levan-Vlore, konkretisht segmenti nga Novosela deri ne hyrje te qytetit te Vlores.

Intensiteti i punimeve ne te gjithe segmentet e autostrades pritet qe te finalizoje synimin e ministrise se Puneve Publike dhe Transportit per te bere te mundur hapjen e gjithe autostrades perpara fillimit te sezonit turistik. "Po vazhdojne me intensitet punimet ne autostraden Levan-Vlore, konkretisht ne segmentin nga Novosela drejt qytetit te Vlores. Punimet jane ne fazen e shtrimit te tapetit, paketes se fundit te asfaltit. Gje qe do te thote qe brenda fundit te muajt prill, apo ne ditet e para te muajt maj, ne do te jemi ne gjendje qe 16 km e para te kesaj autostrade t'i hapim per trafikun, me synimin qe perpara sezonit turistik te bejme te mundur hapjen e te gjithe autostrades Levan-Vlore", u shpreh Olldashi per mediat.

Kreu i MPPT-se theksoi gjithashtu se eshte me rendesi ndertimi i kesaj rruge qe i vjen ne ndihme projekteve te qeverise per te ardhmen, qarkullimin e lire te mjeteve e njerezve, sezonet turistike dhe zhvillimin e zones. "Hapja teresisht e kesaj autostrade perpara sezonit turistik, do te thote nje sezon turistik shume i mire per Vloren dhe nje mundesi shume e mire per te gjithe ata qe do te duan t'i drejtohen Vlores per pushime, per te arritur aty ne kushte shume komode, me nje autostrade me te gjithe parametrave evropiane dhe ne nje kohe shume me te shkurter", shpjegoi ai.

Autostrada Levan-Vlore, pjese e "Korridorit 8", eshte nje nder projektet me madhore te infrastruktures ne vend. Me nje gjatesi 24 kilometra, gjeresi 35metra, 4 korsi dhe shpejtesi levizese te mjeteve 120-130km/ore, shkurton ndjeshem kohen e udhetimit per drejtuesit dhe qytetaret, duke e bere ate me komode dhe sipas standardeve evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›