E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria po jep kontribut ushtarak për rritjen e sigurisë në Afganistan

Zv/kryeministri Ilir Meta në Konferencën e Kabulit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ishte i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare të Kabulit, e cila u zhvillua në vijimësi të Konferencës së Londrës për Afganistanin. Në Konferencën Ndërkombëtare të Kabulit organizuar nga Qeveria e Afganistanit në bashkëpunim me OKB, morën pjesë përfaqësues të lartë politikë nga më shumë se 70 vende, organizata ndërkombëtare, rajonale dhe institucione financiare. Mes të pranishmëve nga Komuniteti Ndërkombëtar ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, Sekretarja e Shtetit të SHBA Hilari Klinton, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini, Ministri i Punëve të Jashtme të Francës Bernard Kushner, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar William Hague, etj.
është hera e parë që një Konferencë e Ministrave të Jashtëm zhvillohet në Kabul dhe që organizohet nga Qeveria e Afganistanit. Pas Konferencës, Komuniteti Ndërkombëtar dhe Qeveria e Afganistanit shprehën përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj popullit afgan, si një shenjë e rinovimit të partneritetit të tyre në shërbim të sigurisë, prosperitetit dhe demokracisë në Afganistan.
Gjatë Konferencës, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta mbajti një fjalë rreth kontributit që Shqipëria jep në kuadër të ruajtjes së sigurisë në Afganistan, përpjekjeve për ripajtim dhe rindërtim si dhe rreth fazave që duhen ndjekur për një tranzicion të balancuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›