Bode: Thirrjet destabilizuese të Ramës janë të pashpresa, le të merret me buxhetin e pamiratuar të Bashkisë

Ministri Bode sqaron se shkurtimet në buxhet janë vetëm 9% dhe jo 25% siç i lexon shifrat Edi Rama. Sipas tij ndryshimet në buxhet nuk janë tabu, pasi bëhen me qëllim përmirësimin e financave publike
Kreu i financave, Ridvan Bode, reagoi sot pas akuzave të kryetarit të socialistëve Edi Rama, se ndryshimet në buxhet thellojnë më tepër krizën. Ministri Bode tha se shtrembërimi i shifrave nga Edi Rama dhe thirrjet e tij destabilizuese janë të pashpresa, pasi Shqipëria gëzon një ekonomi të shëndetshme që i shpëtoi edhe ndikimeve të recensionit global.
Rama shtrembëron të vërtetën duke theksuar se shkurtimet në buxhet kapin shifrën prej 25 përqind ku këto shkurtime kapin vetëm vlerën 9 përqind. Të gjitha informacionet janë në dispozicion të publikut, por jo me formatin dhe me të dhënat që do të donte Rama.
Vetëm përpara një jave FMN deklaroi se Shqipëria pati një rritje të madhe nga sa ky institucion kishte menduar duke theksuar se ekonomia shqiptare vijon të mos përfshihet në krizë dhe se ajo ka pasur rritje. Ne nuk kemi tabu ndryshimet e buxhetit apo të ligjeve për në performancë sa më të mirë të financave publike por zoti Rama duhet të angazhohet për një buxhet të Bashkisë së Tiranës të cilin nuk e ka ende- u shpreh ministri Bode.