Berisha Libri i Rames kujtimet ne prag te pensionit politik
Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise nuk ka lene pa ironizuar serish librin i rivalit politik Edi Rama. Ende pa dale ne treg Berisha nuk ngurroi te merret me Kurban. Kesaj here kreu i qeverise e cilesoi ate si veper e nje personi qe kerkon te dale ne pension politik. Me gjithe pasionin e madh qe kam per historine duhet tua leme historianeve politikanet sipas deshires. E vetmja qe mund te bejne eshte te shkruajne kujtime para se te dalin ne pension ose kur dalin. Kjo qe po ndodh eshte bere dukuri e zakonshme. Edhe libri i fundit Kur hidheshin themelet e korrupsionit ne Bashkine e Tiranes eshte i kesaj gjinie i kujtimeve ne prag te pensionit politik ironizoi Berisha. Lideri i mazhorances ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se nuk ngurroi te permendte librin e liderit te PS-se duke theksuar se me te ai po synon te rivalizonte deputetin e partise se tij Ben Blushi. Ne lidhje me keto sulme ka reaguar ne distance dhe lideri i opozites. Saliun e kam lexuesin me te shqetesuar po se ka nga shkrimet e librat e ka nga vrima ku u gjet Kadafi replikoi Rama nepermjet rrjetit social Twitter. Nderkaq ne mbledhjen e qeverise Berisha theksoi se 100-vjetori i shpalljes se Pavaresise do jete viti i Shqiperise dixhitale. Kjo sipas kreut te ekzekutivit shqiptar eshte nje nga sfidat me madhore te qeverise ne festimet e pervjetorit te Pavaresise. 100-vjetori duhet te jete viti i Shqiperise dixhitale duhet te jete vendimtare. Nuk ka vit me te mire per te festuar vitin e sakrificave si Shqiperi dixhitale nenvizoi Berisha. Nje tjeter perparesi per qeverine do te jete infrastruktura. Viti i 100- vjetorit do te jete viti vendimtar i nje Shqiperie tjeter i Shqiperise me infrastrukturen me moderne. Une e kuptoj qe perqendrimi i madh dhe i jashtezakonshem ne rruge dhe ujesjelles sjell veshtiresi mangesi dhe mungesa ne sektoret e tjeter por ne rruget do ti bejme. Motoja jone eshte qe do te bejme rruget. Ky eshte projekti me i veshtire per te ecur dhe nuk mundemi ne qe kemi ndertuar rindertuar dhe asfaltuar mbi 9 mije kilometra rruge qe te lodhemi ne miljen e fundit. Milja e fundit eshte shume e rendesishme ndaj dhe zoterinj ministra me duhet te them se kur te mendoni se ku eshte buxheti mendja duhet tju shkoje tek rruget. Ky buxhet do te perqendrohet ne fondet me te medha ne perfundimin e rrugeve te nisura dhe ne ndertimin e rrugeve ne teresi. Per ne eshte jetik per tregun eshte jetik por ky projekt eshte jetik edhe per qytetaret deklaroi Kryeministri.
Ai shtoi se ka dhjetera komuna qe nuk jane te lidhura me akset kombetare me rruge te asfaltuara madje shume prej tyre nuk kane pasur fare aks kombetar ku te lidhen. Keshtu qe ndertimi i sistemit te ri rrugor i cili do te beje qe Gjirokastra te kapet nga Tirana ne me pak se 2 ore Saranda ne rreth 2 ore e 20 minuta Bulqiza ne rreth 30 minuta Peshkopia ne me pak se 1 ore sistem qe do te beje qe Elbasani dhe Tirana pothuaj te bashkohen dhe Malin e Kerrabes ta kene thjesht si nje dekoracion ne mes te nje metropoli gjigant qe krijohet pas perfundimit te tunelit dhe te autostrades u shpreh Berisha.